• |
ide | kryesore

Zyrtare nga policia dhe Prokuroria/ Shoferi i Fatmir Xhafës është vetëvrarë me automatik ‘MP5’

Lajme, Të fundit



Pas Gardës së Republikës është Policia e Shtetit, Prokuroria e Tiranës dhe Shërbimi pë Cështjet e Brendshme dhe Ankesat që kanë shpërndarë një njoftim mbi ngjarjen e rëndë të mëngjesit të sotëm; vdekjen e Shkëlzen Qordjes, shoferit të Fatmir Xhafës. Paraprakisht dyshohet për vetëvrasje thuhet në njoftim, duke saktësuar se në vendngjaje janë gjetur 3 gëzhoja nga arma automatike MP5. Më poshtë njoftimi i plotë.

Policia e Shtetit është njoftuar nga Garda e Republikës, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës, është gjetur i pajetë gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Sh.Q., 31 vjeç.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me përbërje oficerë të Policisë Gjyqësore ekspertë mjeko-ligjorë, ekspertë të kriminalistikës dhe hetues të SHÇBA-së.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në mjetin e Gardës u gjet i pajetë, i ulur në sediljen e shoferit, punonjësi SH.Q. Makina ishte e parkuar në garazhin e caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i cili u gjet i mbyllur nga brenda.

Nga kqyrja rezultoi se në kokën e viktimës ka plagë tejshpuese të shkaktuar nga armë zjarri, me qitje me drejtim nga e djathta në të majtë. Në vendngjarje u gjetën 3 gëzhoja të qitura nga arma automatike tip “MP5”, e cila ishte në dorën e djathtë të viktimës, me levën e ndërrimit të llojit të zjarrit, në pozicionin “qitje breshëri”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera deri tani në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima është vetëvrarë, me armën e shërbimit.

I ndjeri, ka nisur punë në Gardës e Republikës në datën 29.03.2017 dhe nuk ka qenë asnjëherë subjekt procedimi, pezullimi apo mase tjetër disiplinore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.



2 Comments

  1. Vetvrasja behet me drejtim nga e majta ne te djathte. Legenat e Taulant Balles dhe Tahirit marrin jeten e shoferit thjesht per te paralajmeruar Xhafen. Presidenti duhet urgjent te beje dicka. Mos ja kerkoni Lulit milionat e eurove dhe mbroni Xhafen. Edi Rama je i akuzuari kryesor per vrasjen e shoferit

  2. more ky ka qen i pezulluar ,si hyri tek garda dhe at me automatik.lere fare se ridhjerja qfare nuk te thot,kur ben haszekun e gridseldes femij ter qelbesirat e besuan qan madje me lot si er enverin ,vetem se ju vdiq jasteku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *