• |
ide | kryesore

Deputeti nxjerr videon: Shikoni çfarë bëhet me kanabisin në Vlorë

Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka publikuar një video në “Facebook” e cila sipas tij është filmuar në Vlorë, ku shihet një arë e mbjellë me kanabis.

Për Boçin kjo është dëshmi tronditëse e kriminalizimit të vendit.

Ndërkohë personi që ka filmuar videon thotë ndërsa kryen regjistrimin se është data 10 qershor, dita kur Izet haxhia doli në gjyq, si një dëshmi që videoja nuk është e vjetër.

“Jemi anës rrugës, baçja është me hashash. Mund të jenë rreth 2 hektarë baçe me hashash. Data sot është 10/6/2018. Për më saktësi, ka dalë në gjyq dhe Izet Haxhia që kërkon pafajësi, ka dalë dhe babalja, ka dalë dhe ai që ka folur keq. Unë po ju jap këtë filmim. Plot me hashash. Shiko çfarë bëhet”, thotë autori i videos.

Çfarë shkruan Luçiano Boçi: 

“FRESKIA E HASHASHIT!
Gjelbërimi me hashash vazhdon!
Pamje nga Vlora.
Kjo është një video të cilën një mik ma postoi si dëshmi tronditëse të kriminalizimit të vendit.
Shiheni me kujdes!
E shoqëron me fjalë vetë, ku përcakton qartë dhe ditën me qëllim që “laboratori” i Ramës mos ta nxjerrë se është e vitit të kaluar!
Hashash, drogë, krim, vrasje, grabitje prone publike e jo vetëm.
Kjo është pamja e jetës “së lumtur” në vendin tonë ku ndërtohet banditizmi me forcat …. e qeverisë!”, shkruan Boçi.

 



8 Comments

  1. Po ky eshte -hashashi -i Partise mo Luciano nuk e kane mbjelle fshataret se ata nga pese rrenje kane edhe ato vene ja u shkulin xhandaret e Gero-agroneve-.

  2. Ore ha pyke ti apo jo . I gjati ine thote nuk ka me kanabis ndersa ti shpif . Eshte filmim i para 5 vjeteve ,,,,,,,do thoshte i gjati ine .

  3. MOJ MAFIA TA LUMSHA DOREN,,,,do mbushen hambaret, qe te rrise buxhetin, ky eshte shteti i rilindjes, nen grupin e QELBESIRAVE.

  4. dakort OK…….personi qe e ka filmuar te vej nje gazete te dites ta filmoj qe te jete e besushme, dhe vendi ekzakt. n.q.se do te jeni te pamvarur nga politika, dhe opozit – maxhoranc te bejn ligj qe kujt ti gjendet hashash, ti sekuestrohet toka, ……po nuk duan asnje pale ke dhe masa te tjera po te duash , ——deputeti po te jete burri i mire ta coj deri ne fund.
    jo per konsum politik

    1. Shko po ta mbajti ti more trim, që të verifikosh nese është kanabis i sotshëm apo i vjetër e të siguroj se do ti thuash jetës “tung” siç e pësoi i gjori djalë i ri, shofer i Xhafës.
      Sa për policinë e prokurorinë e Xhafës, as mos të presë kush se ata do të shkojnë e ta verifikojne plantacionin e kanabisit. Ashtu siç “verifikuan” zërin e Agronit dhe e përcollën qëmenatë për në Itali, ashtu do të sajojnë një mbivënje date të videos për ta bërë të vjetër.

    2. or tungjatjeta nese edhe ti kerkon vetvrase te vertet shko e verifikoje. ore kupton ti qe ketu eshte shteti qe organizon gjithcka apo jeton ne hene?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *