• |
ide | kryesore

Deutsche Welle: Ministri i Brendshëm gjerman, aleat i Merkel pranë dorëheqjes

Planet



Burime të CSU-së, partisë motër bavareze të CDU-së së Merkel, thanë të dielën mbrëma se Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer është duke planifikuar të ofrojë dorëheqjen e tij, si nga kabineti, si nga kreu i CSU, pasi u përshkallëzua më parë qëndrimi i tij me Angela Merkel mbi politikën e azilit të kancelares.

Seehofer është kreu i Bashkimit Social të krishterë (CSU), partia motër bavareze e Bashkimit Kristian Demokratik të qendrës së djathtë të Merkel (CDU).

Tani, Merkel pritet të përballet me një krizë të re, përpos asaj të emigrantëve, ku ajo dhe Hoffer binin ndesh me qëndrimet e tyre. Cili do të jetë lideri i ri i CSU, dhe a do të vazhdojë koalicioni?

Merkel vetë është shprehur se dëshiron që koalicioni të vazhdojë pasi “është një histori suksesi për Gjermaninë”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *