• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Sa qëndron versioni i vetëvrasjes së shoferit të Fatmir Xhafajt

Kryesore



Interpretimet politike mbi mënyrën se si gjeti vdekjen Shkëlzen Qordja, nëse kjo ishte vetëvrasje apo nga vrasje, vetëm sa e shtuan mjegullën për atë që ka ndodhur me të vërtetë me shoferin e Ministrit të Brendshëm.

E vërteta për vdekjen e 31 vjeçarit bëhet e vështirë për t’u zbuluar për shkak të natyrës së institucionit ku ai punonte, në Gardën e Republikës dhe për më tepër se momentet e fundit të jetës, ai qe i mbyllur brenda në garazhin e institucionit.

Të dy versioneve të historisë, si ai i vetëvrasjes dhe atij të vrasjes i mungon një element thelbësor: motivi që çoi drejt vdekjes 31 vjeçarin. Pikërisht në mungesë të motivit, të dyja alibitë janë njësoj të besueshme dhe po aq të paqëndrueshme në krahasim me njëra-tjetrën. Megjithatë nga mëngjesi i të shtunës deri më sot, të dhënat dhe reagimet për ngjarjen janë të shumta.

Policia dhe prokuroria i mëshojne pistës së vetëvrasjes, por ky shpjegim ka disa pika të dobëta që mbeten pa u sqaruar.

1) Veprimet e fundit para vdekjes

Para se të parkonte makinën në garazhin e Gardës së Republikës, Shkëlzen Qordja i kaloi orët në një nga lokalet e ish bllokut në Tiranë. Ky detaj e lëkund fort versionin se 31 vjeçari kishte ndër mend të vetëvritej. E vështirë të besohet që një njeri që ka vendosur t’i japë fund jetës, kalon natën në lokal me miqtë, pastaj kujdeset të parkojë mjetin në garazhin e punës, ku qëllon veten për vdekje.

2) Arma e zgjedhur për të qëlluar veten

Policia tha se në krahun e djathtë të 31 vjeçarit u gjet një automatik tip MP5, një armë e rëndë kjo, në pozicionin “qitje breshëri”. Zgjedhja e një arme të tillë, në rast vetëvrasjeje, dëshmon për një njeri që ka një ndjenjë të fortë urrejtjeje për veten. Fakti që Qordja mund të jetë vetëqëlluar me një breshëri plumbash në kokë, tregon një ndjenjë të fortë vetëndëshkimi dhe probleme të forta psikollogjike. Por kjo nuk rezulton e vërtetë. 31 vjeçari përshkruhet nga fqinjët si një djalë i qetë dhe pa probleme. Po ashtu, ai nuk ka pasur probleme në punë apo në familje.

3) Mungesa e një mesazhi pas vdekjes

Është e njohur karakteristika e martirizimit tek personat suicidë, të cilët planifikojnë vetëvrasjen duke imagjinuar reagimet e të afërmve dhe të njohurve të tyre pas aktit të vetëvrasjes. Në shumicën e rasteve personat që vetëvriten lënë një letër, një shënim apo një mesazh ku shpjegojnë motivet e vetëvrasjes. Në rastin e 31 vjeçarit, policia tha se gjeti vetëm 3 gëzhoja në sediljen e makinës.

4) Nxitimi i institucioneve për ta konsideruar vetëvrasje

E fundit por jo më e parëndësishmja, është tentativa e institucioneve shtetërore për të shpërndarë në media versionin e vetëvrasjes. Disa orë pas gjetjes së trupit, policia dhe prokuroria, në një rast të paprecedent, shpërndanë për mediat deklaratën se kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Ndërkohë hetimet për këtë ngjarje të rëndë sapo kanë filluar.
Për vetë pozicionin që kishte viktima, si shofer i Ministrit të Brendshëm, institucionet duhej të tregoheshin shumë të kujdesshme dhe jo të dilnin me deklarata të nxituara. Përfshirja e kryeministrit Edi Rama në këtë çështje, e ngarkoi çështjen akoma më shumë debatin me ngjyrime politike. Madje ngulmimi i Ramës për t’u shprehur binte ndesh edhe me kërkesën e vetë familjes, që kërkoi nga politika respektimin e djalit dhe vëllait të tyre të vdekur.©Lapsi.al



16 Comments

  1. Edhe mercenari osmanlli i citynews kishte shkruar te njejten gje! Pse? Sepse eshte krimineli Sali qe i sponsorizon! Ironia therrese e Gjek Markaj shkruante Elvisi! Po si ka mundesi! Fshatari do tre breza qe te beje ironi! Ai mund te behet politikan profesor etj por jo ironik! Ironia ka lidhje me shakate e fshatit! Ironia ka te beje me Vicidolin e Saliut!Keta jane fundi i kultures shqiptare na bejne Ironi dhe therrese bile?!

    1. Je komplet jashte teme, dhe dukesh shume i renduar psikologjikisht. Se mos ja heq edhe ti vetes ore mblidh mendjen. Mos e rendo kaq shume shpirtin me urrejtje. Veri ca frerin gjuhes se nuk din gje prej gjeje o matuf.

    2. Wow. Cfare gjuhe urrejtje. Mos harxho energji te shash nje politikan apo mbrosh dike tjeter. Ruaji ato per veten dhe familjen. Puno fort te mbadh veten dhe familjen me buke po leri ato gazetare, analiste apo politikane te bejne punen e tyre.

  2. po te ishte vetvrasje, do e kishin komunikuar videon e pergjimit, e dime sa e gatshme eshte kjo qeveria jone te beje publike dosjet me dokumenta, KUR I KA, kur nuk i ka pastaj fillojne alibi te reja. kshuqe tragjedia e vertet eshte se familja ska per ta marr vesh ndonjeher kush ja vrau te birin. sa do te dalin kokmushkat e pashpirt dhe pa cipe te bejne moralistin dhe intelektualin, urdheroni i keni faktet para syve. Dhe e bukura eshte se kemi dhe vlahutinken & co qe nuk e kane vrare mendjen fare, i kane bere gjerat alla komuniste, gllaberojme per te miren e popullit, prandaj ikin per lesh njerzit. e kam thene qe ne fillim kjo qeveri do te anashkaloje prioritetet per motive partiake te lidhura direkt me diktaturen e se kaluares, prandaj bejne dhe propagande harrojeni te kaluaren, nderkohe qe vet qeveria mbahet gjalle nga ajo e kaluar.

    1. I kanë bërë gjerat allakomuniste ashtu siç I bën Sala I Berishajve që pasi e masakroi të ndherin Olldashi e prezantoi si aksident,për mos të folur per shume e shume vrasje të tjera që ka bërë komunisti I fundit Berisha I Viçidolit….

  3. Bir i shkrete i nje nene e nje babai, mos te trete varri qe te mori para kohe se nuk ishe kokerr tespie po njeri! U ngrifsh nga varri per te gjallet qe te deshen e ata qe nuk te deshen!

  4. Kjo te kujton ate momentin te filmi “Lulekuqe mbi mure”. Kur kapteri bertet “kush ha degjuar krisma? e pastaj “Ja pra qe krisma nuk ka patur”. Edhe qeferia si ata ngul kembe se ishte vetevrasje. Sipas ketij versioni i bie qe kur vendosin te vrasin veten hane pine e bejne qef me perpara. Le pastaj qe nuk i mjafton as koburja e as ndonje doze helmi por duan automatike te sofistikuar, biles edhe te qellohen me bresheri. Ai i shkreti do kete rastisur e ka degjuar ose ka ditur dicka qe nuk duhej ta dinte per iksin apo ypsilonin.

  5. SHËNDET
    ARTE & MEDIA
    ENGLISH
    TJERA

    Andi BejtjaANDI BEJTJAKëshilla për ambasadorin e ri amerikan Nga Agim Xhafka NGA AGIM XHAFKA‘Rama si dhia, veç kakërdhia’
    LAJMI I FUNDIT
    VIDEO/ Denoncimi: Breshëri dhe flakë në Tiranë, Shqipëria me 52 grupe kriminale
    Për të shuar çdo dyshim/ 10 pyetje që zbulojnë (vetë) vrasjen e shoferit të Xhafës
    Për të shuar çdo dyshim/ 10 pyetje që zbulojnë (vetë) vrasjen e shoferit të Xhafës
    16:47, 02/07/2018
    10 pyetje për rastin e shoferit Xhafaj:

    1. Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë.

    LEXO EDHE:
    Shembja e Teatrit, Tabaku zbulon hilen: Pse firmosin zëvendësat? Rama, Ahmetaj e Veliaj asnjë firmë
    2. Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë? .

    3. Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin ?

    4. Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.

    5. Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.

    6. Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?

    7. A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?

    8. Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?

    9. Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?

    10. Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim

    © SYRI.net

  6. Për të shuar çdo dyshim/ 10 pyetje që zbulojnë (vetë) vrasjen e shoferit të Xhafës

    10 pyetje për rastin e shoferit Xhafaj:

    1. Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë.

    2. Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë? .

    3. Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin ?

    4. Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.

    5. Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.

    6. Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?

    7. A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?

    8. Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?

    9. Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?

    10. Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim

    © SYRI.net

  7. Shume i sakte komentuesi mesiperm. Duket qe eshte punonjes i brendshem i gardes, qe njeh rregullat, regjimin disiplinen e kesaj trupe. Une nuk ve doren ne zjarr per asnje version. Por mund te them dicka, qe nese do ishte vrasje, nuk kishte arsye te behej brenda ambienteve te gardes. Pastaj, ai ambient eshte i teri i monitoruar me kamera. Une besoj te vetvrasja, por eshte shume i rendesishem motivi, PSE!! Duhet sqaruar , dhe nese eshte familjare apo personale. Ka qene shoferi personal i minnte brendshem. Qendron ne te njejten makine me te, degjon biseda, shikon ke takon etj etj. Mos berja publike e arsyeve, vetem shton misterin dhe pergjegjesine e autoriteteve.

  8. Garda është në mvartësinë direkte të Xhafajt. Policia që duhej të gjejë faktet e dëshmitë po ashtu. Prokuroria gjithashtu nën vartësinë e Xhafajt.Me Xhafën është e lidhur një histori akoma me shumë të panjohura që ka lidhje me vëllanë e tij trafikant droge.
    Iku nga jeta një djalë nëne i ri 31 vjeçar, shofer personal i Xhafës në rrethana misterioze, pikërisht kur ministri i mbrendshëm duhej të ishte vetë nën hetim.
    Është vrasje apo vetëvrasje ?
    Pse u dashka marë kaq shumë me këtë ?
    Ka gati 40 vjet që në shtratin e tij u gjet i vrarë apo vetëvrarë kryeministri i diktaturës komuniste Mehmet Shehu, e akoma deri më sot nuk është provuar se është vrarë apo vetëvrarë.
    Diktatori Enver u nxitua atëhere ta quante vetëvrasje ngjarjen me Mehmetin.
    Po këtë po bën edhe Edveri me djalin e ri shofer të Xhafaj por pa na i dhënë shkaqet.
    Enveri sëpaku sajoi një histori të “armikut e poliagjentit” Mehmet Shehu, që kishte fejuar djalin e tij me një vajzë të “dekllasuar”
    Po cili të jetë shkaku që ky djalë humbi jetën i vrarë apo vetëvrarë ?
    Sa të jetë Rama kryeministër, Xhafaj ministër i mbrendshëm e prokuroria e komanduar prej tyre, as nuk duhet të presim që të zgjidhet kjo enigmë.
    Kushedi, kushedi, në SPAK-un e përzgjedhur e rekomanduar nga LU, na del një Falcone shqiptar që mos pastë fatin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *