• |
ide | kryesore

Ikin aktorët nga protesta, vijnë deputetët e PD-së (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Protestës kundër prishjes së Teatrit dhe ndërtimit të kullave në qendër të Tiranës nga kompania Fusha sh.p.k i janë bashkuar edhe demokratët. Pasi paradite protestës iu bashkuan deputetet Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, në protestën e pasdites ka qenë e pranishme edhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku dhe Romeo Gurakuqi.

Pas dëgjesave publike dhe takimeve private me Erion Veliajn, një pjesë e mirë e aktorëve që ishin kundër prishjes së Teatrit u tërhoqën nga qëndrimet e tyre, braktisën protestën dhe dolën të përqafuar me kryebashkiakun, duke mbështetur projektin për ngritjen e kullave në qendër dhe ndërtimin e teatrit nga kompania private.

Pikërisht në këtë moment, Partia Demokratike ka vendosur të mbështesë qytetarët dhe aktorët që vazhdojnë të protestojnë kundër projektit të qeverisë.

“Kam dëgjuar këto ditë që kush del kundër teatrit sulmohet, edhe ne do sulmohemi. Kam dëgjuar që thonë se ata që protestojnë, nuk shkojnë teatër, por nuk është e vërtetë. Unë shkoj në teatër. Ndoshta është ftohtë, ndoshta nuk është i mirëmbajtur dhe këtu faj kemi edhe ne, por nëse nuk e mirëmbajtëm, duhet ta shembim? Ky qytet pak nga pak po zhduket, historia e këtij qyteti po shkelet.” u shpreh Jorida Tabaku, që në fjalën e saj denoncoi atë që e quajti “falje” të pronës publike.

“Që nga nesër fillon lufta në komisionet parlamentare. këtu po flasim për vjedhje dhe grabitje, për prishjen e të vetmes ndërtesë që ka mbetur. pushtuesit italianë e paguan me napolona floriri këtë pronë private, qeveria po e shkel dhe po e vjedh pronën publike” tha Tabaku.



5 Comments

  1. Sikur nuk e dinim ne qe PDja ishte pas kesaj proteste. Kaq idiote i dijne njerezit?! Kur proteston populli ka atmosfere komplet tjeter. Si ne Kukes per shembull.

    1. @Maloku po kush tjeter do protestoje pra o kokerr kari? Kur protestuan Kuksianet i akuzuat se duan vetem shkaterrim, kur bashkohet opozita nje proteste hani mut sikur qenka PD pas protestes. po ku ke pare ti ne bote qe te behen protesta dhe mos t’i mbeshtese opozita? vetem ne vendet me opozite te shitur (qe jemi edhe ne) pasi opozita deri tani eshte totalisht joaktive dhe fallso

  2. Ketu qenka nje hajvan, qe eshte dakord me privatizimin e Rruges se Kombit. Kryeqelbesira vuri nje mur ndermjet Tiranes dhe Kuksit.
    Ky nukneshte kapitalizem, eshte maskarallek. Privati do vjele para me thase. Do ti marri edhe ketij hajvan rilindasi te vogel.
    PD mbetet Qelbesire gjithashtu. E la protesten pergjysem.
    Dhenia me Koncesion eshte antikushtetuese. Pike.

  3. Si e late kaq vite te vetmin teater kombetar o shurraqer. Po si fshatare qe jeni kaq dini. Si me shkolle e si pa shkolle te gjithe njesoj. Edhe ate teater me duket se teper e kishim. Duroni tani eren e bythes te katunarit me byzyluk floriri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *