• |
ide | kryesore

Kryeprokurorja Arta Marku këtë javë para vetingut

Lajme, Të fundit



Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, do të dalë këtë javë para komisionit të Vetingut për t’u verifikuar për pastërtinë e figurës së saj.

Seanca dëgjimore për Markun do të mbahet më 3 korrik ora 10:00 tek Pallati i Kongreseve. Trupa gjykuese që do të vendosë për kryeprokuroren përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

Po atë ditë, më 3 korrik, para Vetingut, do të dalë dhe prokurori i Apelit Tiranë, Luan Kaloçi. Seanca për të është paracaktuar në orën 13:00. Trupa Gjykuese përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja

Këtë javë në seancë dëgjimore do të paraqitet edhe gjyqtarja Alma Brati; më 4 korrik, ora 12:00 pm. Trupa gjykuese përbëhet nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj, Genta Tafa (Bungo).



4 Comments

  1. Vetingu kesaj MRIKE;; duhet ti behet per veprimtarine profesionale, se si ka lene, e perkrahur shtetaret, mafiozet e hajdutet shteterore, e jo se sa para e banese na ka. Keto jane dore e dyte, asaj duhet pare aftesia e drejtesia profesionale, nese veprohet keshtu mund te themi se po behet veting i vertete, e jo shfaqie, parade me kuadrot qe i emeron partia.

  2. 10 me yll ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,per hajvanizem . Kete edhe per mjelese lopesh duhet me e provu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *