• |
ide | kryesore

“Lamtumirë España!”

Rusi 2018, Sport



Ka përfunduar me lot, pas një eliminimi të hidhur dhe të papritur, ndeshja e fundit me fanellën e Spanjës për Andres Iniestan. Në fund të takimit të humbur me penallti kundër Rusisë, Don Andres ka lajmëruar zyrtarisht lamtumirën nga kombëtarja.

“Është e vërtetë që kjo është ndeshja ime e fundit me kombëtaren ka thënë në zonën miksenjë etapë e mrekullueshme ka përfunduar, ndonjëherë finalet nuk janë ashtu si ti i pret”.

Iniesta gjuajti duke e shndërruar në gol penalltinë e parë për të tijtë, por më pas gabimet e Koke dhe Iago Aspas dënuan Spanjën me eliminim.

Edhe trajnerieri Hierro duket se gjithashtu i ka thënë lamtumirë kombëtares: “Ishte një kënaqësi të stërvisja këtë skuadër”, janë fjalët e Hierro, i cili zëvendësoi bujshëm Lopeteguin e shkarkuar dy ditë përpara Botërorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *