• |
ide | kryesore

Me 175 km në orë në Tiranë-Durrës, pezullohen 13 patenta për 4 orë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka qenë e vendosur në rrugën interurbane Tiranë- Durrës ku nuk kanë munguar shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Policia thotë se edhe pse kontrollet me Radar vijojnë sistematikisht për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, përsëri konstatohen drejtues mjetesh që fluturojnë në rrugë.

“175 Km/h, shpejtësi e frikshme, rrezik i madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Gjatë 4 orëve të fundit janë evidentuar 13 drejtues mjetesh të cilëve iu është pezulluar Leja e Drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi qe varionte nga 139 km/h deri në 175 km/h, ku limiti i lejuar është 90 km/h.
Për Policinë Rrugore është primare parandalimi i aksidenteve e jo pezullimi i patentave. Udhëto i sigurt duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, bën të ditur Policia e Shtetit në faqen e saj në “Facebook”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *