• |
ide | kryesore

Mendes dhe “Fiat” afrojnë Ronaldon me Juventus

Sport



Të ëndërrosh të ndihmon të jetosh më mirë ka thënë dikush, e ndoshta është kjo arsyeja që në shtëpinë e Juventusit kohët e fundit duket se është bërë prioritet. Pas dëshirës Sergej Milinkovic-Savic të Lacios, në mendjen e drejtuesve të Rrugës “Galileo Ferraris” nuk është as më shumë dhe as më pak, por Cristiano Ronaldo.

Sipas “Tuttosport”, duket se ka nisur një operacion për të bindur Real Madridin i cili ka fiksuar një klauzolë monstruoze për yllin portugez: 1 miliardë euro, shifër të cilës nuk mund t’i afrohet edhe shoqëria me të ardhurat më të mira në Itali.
Blerja e Joao Cancelo ka afruar bardhezinjtë me Jorge Mendes, agjenti që kujdeset për interesat e CR7. Operacioni për ish-lojtarin e Inter doli i suksesshëm, aq sa tani mund të nisë një bashkëpunim premtues.

Gjithçka ka nisur nga takimi mes Menes, presidentit Andrea Agnelli dhe John Elkan, presidenti i FCA (Fiat Chrysler Automobiles), që ka ndodhur pikërisht kur Cancelo po përgatitej për të kryer vizitat mjekësore me bardhezinjtë: takimi, zbulon e përditshma torineze, është zhvilluar në skenën e Royal Park Golf i Roveri, që ndodhet pak metra lag nga rezidenca e presidentit bardhezi.

Qëllimi i “Zonjës së Vjetër” duket i qartë: me disa lëvizje të stilit PSG t’i paguajë 250/280 milionë euro Real Madridit për të marrë Cristiano Ronaldon, duke konsideruar faktin se Florentino Perez mund të ulë pretendimet e tij falë presionit të Mendes, vecanërisht pas deklaratave të sulmuesit pas finales së Kievit, që u duk një lloj lamtumire ende e pakonsumuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *