• |
ide | kryesore

Spanjë, tani cështja bëhet serioze – Rusia në Luzhniki për të bërë historinë

Rusi 2018, Sport



Spanja fitoi Grupin B me vetëm një fitore në tre ndeshje, duke marrë vendin e parë vetëm në barazimin e minutës së fundit me Marokun, falë golit të Iago Aspas, atëherë kur u duk se Furitë e Kuqe po dilnin të mundur. Skuadra e Hierros është shfaqur si një nga më të organizuarat e turneut, por tani që erdhën në fazën me eleminim direkt duhet të tregojnë më shumë konkretizim. Çdo gabim, në këtë pikë, paguhet shtrenjtë.

Spanjë-Rusi, 10 vjet nga nisja e ciklit fitues…

Spanja dhe Rusia takohen përsëri 10 vjet nga nata në të cilën gjithcka ndryshoi. Në atë ndeshje pëfundoi 2-0 me golat e Xavi, Guiza e Silva Nga aty iberikët u bënë markë botërore e futbollit tiki-taka, me triumfin e jashtëzakoshëm Europian, Botëror, Europian. Por e gjithë saga, nga ku kanë mbetur vetëm tre lojtarë: Ramos, Iniesta e Reina, filloi galopimin me të njëjtin kundërshtar të sotëm.

Rusi, është Luzhniki arma plus…

Mosbesimi i fillimit është transformuar në besim të verbër, nëpër rrugët e Moskës kur kanë parë Golovin, Cherychev e Dzyuba të bëjnë të harrohet edhe mungesa e madhe e Dzagoev. Të zotët e shtëpisë pas fituan dy ndeshjet e para (5-0 Arabisë Saudite e 3-1 Egjiptit) janë kthyer me këmbë në tokë pas humbjes 0-3 kundër Uruguajit. Të besuarit e Cherchesov në Luzhniki do të kenë mbështetjen jo vetëm të 81 mijë tifozëve në stadium, por do të ndjejnë pas shpinë suportin e 144 milionë rusëve, që këtë herë dëshirojnë të ndihen krenarë gjë që me futbollin i mungon nga titulli i largët europian i 1960, ndërsa nuk prezantohen në cerekfinale të një Botërori që nga 1970.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *