• |
ide | kryesore

Video/ Turpërohet Spanja, Rusia në çerekfinale ka një hero…Akinfeev

Rusi 2018, Sport, Video



Rusia është skuadra cerekfinaliste e Botërorit 2018 dhe ajo që vuan pasojat është Spanja. Kampionati Botëror po konfirmohet pa emra dhe pas Gjermanisë, Argjentinës e Portugalisë janë iberikët që i japin lamtumirën turneut në një Luzhniki që mbështeti pambarim skuadrën vendase.
Nuk mjafton natyrisht shumë “tiki” e pak “taka” e formacionit të Fernando Hierros, që mbajti zotërimin e topit, qarkulloi, por asnjëherë nuk i futi dridhjet Rusisë së komandant Cherchesov, që edhe kur e pa veten në disavantazh ishte për mungesë fati, në atë prekje në rënie e sipër të Ignashevic, që surprizoi në të vetmin rast Igor Akinfeev.
Rusia nuk është se bëri asgjë më shumë se bllokoi cdo fanellë të kuqe që kërkonte të kalonte barrierën difensive, por edhe kur dikush ia doli, si Diego Costa në fund të pjesës së parë, Iniesta në të dytën, Asensio e Rodriguez në shtësë, gjeti përballë një portier të gatshëm të bënte mrekullinë për ta cuar Rusinë e tij në cerekfinale.
Mjafton të kujtosh 11 metërshin e pritur, dy në fakt, por atë deciziv ndaj Aspas. Një reagim instiktiv me këmbë që rrëzoi shpresën e fundit të Spanjës. 10 vjet më parë kur dominimi iberik nisi, skuadra trampolinë për Spanjën ishte pikërisht kjo Rusi, që sot, një dekadë më pas, i shkakton pikën më të ulët “La Roja”, me një turpërim që ngjan me kapitullimin…






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *