• |
ide | kryesore

Washington Post: Koreja e Veriut po vazhdon të zhvillojë armët bërthamore

Planet



Sipas “Washington Post”, Koreja e Veriut, që është angazhuar gjatë një samiti historik që të shkojë në drejtim të denuklearizimit, po përpiqet të fshejë aktivitetet bërthamore nga SHBA-ja.

“Informacione të marra që prej samitit të 12 qershorit të zhvilluara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un tregojnë për ekzistencën e zonave sekrete të prodhimit dhe të zhvillimit të metodave me synim fshehjen e fabrikimit të armëve bërthamore”, shkruan gazeta që citon përgjegjës amerikanë.

Sipas këtyre burimeve të cituara nga “Washington Post”, Koreja e Veriut synon të ruajë një pjesë të materialit të saj bërthamore dhe të zonave të prodhimit duke i fshehur nga SHBA-ja.

Kjo tregon se Pheniani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor ndërkohë që është angazhuar pranë Uashingtonit të shkojë në drejtim të denuklearizimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *