• |
ide | kryesore

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin paralajmëron Shqipërinë: Ju pret një vit i vështirë

Lajme, Të fundit



Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, tha gjatë tryezës së mbledhur pas konkluzioneve të Bashkimit Europian, se Shqipëria ka bërë përparime por ende i duhet punë.

Ajo tha se vendin e pret një vit i vështirë duke pasur parasysh dhe zgjedhjet lokale të vitit 2019. Ambasadorja bëri thirrje që procesi analitik i BE-së për Shqipërisë do të nisë që këtë verë e prandaj sipas saj duhet punuar shumë sidomos për bindjen e vendeve skeptike.

Janë 3 elementë që shtrihen përapara nesh, kur unë them që s’po humbasim asnjë sekondë të vende, procesi analitik nis që këtë verë. Është punë shumë e rëndësishme, pavarësisht se ku do ishte linja e nisjes zyrtare. Me reformën në drejtësi keni bërë përparime, por kërkohet ende kohë, për më thellë e gjerësisht. Pa reformën në gjyqësor nuk do ishim duke e bërë këtë bisedë sot. Do të keni një sfidë të madhe dhe kjo është politika. Ky proces kërkon që të ketë bashkim, duhet një objekt i mirë i përfilltë. Opozita të shtrijë dorën për një lloj dialogu, pasi pa të është një proces i vështirë thuajse i pamundur. Duhet bashkim. Dua të shohim se sa shtete anëtare të BE e kanë njohur atë se çfarë ka bërë Shqipëria. Ka një grup vendesh që besojnë se ju keni arritur fazën ku mund të ecni përpara. Ka dhe vende, jo skeptike por të kujdesshme, prandaj duhet t’i tregoni se çfarë mund të bëni, ata kanë njohur reformat por duan të jenë tërësisht të sigurta. Keni shumë miq në BE. Ju pret një vit i vështirë pasi keni zgjedhjet e ardhshme lokale. Duhet një lloj konsensusi real që të ecni përpara,” – tha Vlahutin.



8 Comments

  1. mjafton ti te jesh mire. te krimben me para. e pa turp, e pa cipe. do mbahesh mend per nje shtrige bythelepirese.

  2. Po si ka mundësi pas kaq shumë suksesesh të deklaruara sot na priska një vit i vështirë.
    Opozit dashka tu shtrijë dorën e bashkëpunimit!!!, kur deklaronit se do ti bënit zgjedhjen edhe pa opzitën, ashtu siç bëtë me reformën në drejtësi që u bëfshi lëmç edhe ju si ajo reformë i thënçin.

  3. Po shoh disa komentues qe ose nuk e kane kuptuar se cfare ka thene ajo soe thjesht duan te ‘nxjerrin zorret e barkut ‘ duke e share dhe denigruar.

    Ajo thjesht po thote qe , megjithese hapja e negociatave do te behet ne 2019, puna do filloje qe tani. Dhe kjo pune eshte shume e vesthire qe duhet te behet nga te 2 palet , si maxhorance ashtu dhe Opozite. Do te kete ‘ prerje kokash ne te dy krahet’ . Ky eshte dhe ai ‘mesazhi i fshehte ‘ i Bashes ndaj Rames para ca ditesh. ( PDja eshte gati ta beje . A je dhe ti gati ??? )

    Kete procedure , dhe kete ‘pune te veshtire’ do ta benin edhe po te ishte PDja ne pushtet. Me sa mbaj mend une edhe Ruci ja u tha troc qe ‘ do te vezhgohemi me lupe si ne ( maxhoranca ) ashtu dhe opozita”.

    Une e shoh shume pozitivisht faktin qe organizmat e BEs filluan punen qe kete vere ( pa pritur 2019) per te gjitha parashtrimin e te gjitha kushteve te procesit te integrimit. Ne kete menyre fitojme kohe ( njesoj sikur te hapeshin negociatat tani ne qershor) .

    Me trishton niveli i komentuesve me siper.

    1. une trishtohem nga politikat e momentit dhe nga impakti qe ka tek disa njerez te trishtuar, qe me shume gjasa bejne sikur jane te trishtuar. te gjithe e duam evropen po po na solli ca palaco si kjo qe bejne gjemen pastaj thone do fillojme qe tani e tutje, merre me leng. e ke mire ti se punoke per ABC news me duket, bytha rehat. vazhdo bej sociologun e trishtuar vazhdo. dole te teatri mo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *