• |
ide | kryesore

Ftesë për qytetarët: Të enjten para parlamentit, të ndalim babëzinë e kullave

Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka iniciuar mbajtjen e një proteste të enjten përpara parlamentit kur pritet të kalojë projektligji për këtë çështje.

“Parlamenti ka futur për votim në seancën e të enjtes me procedure të përshpejtuar projektligjin më të turpshëm në historinë e parlamentarizmit. Ky projektligj parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, i cili është pjesë e ansamblit historik monumental të qendrës së Tiranës dhe simbol i identitetit kombëtar, si edhe kalimin e mbi 8000 m2 truall publik në pronësi të firmës Fusha.shpk e cila autorizohet të ndërtojë aty kulla shumëkatëshe.

Ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën dhe një seri ligjesh të tjera të Shqipërisë. Artistë, aktivistë, intelektualë e qytetarë kanë muaj që protestojnë kundër kësaj marrëzie e cila nëse kthehet në realitet rrezikon të zhdukë përgjithmonë një nga godinat më të vjetra dhe më domethënëse në Tiranë si edhe ti falë truallin publik më të vlefshëm një kompanie private.

KJO ËSHTË NJË VJEDHJE! KY ËSHTË SHKATËRRIM!

Ditën e enjte, ne do të jemi përballë Parlamentit për të kundërshtuar me forcë marrëzinë dhe babëzinë. Mund ti ndalim nëse edhe ti bashkohesh! Të presim të enjten ora 10:00 para Parlamentit!” – thuhet në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


6 Comments

    1. Po edhe nese jane, cfare problemi ka ketu? Ti me shume e ke hallin te mbrosh partine se sa te mbrosh Shqiperine?

  1. Keta te opozites nuk petgatiten per nje program per te ardhemen por meren akoma me kundravajtje me Ramen.keta nuk duan asnjegje vetem pasiguri se skane me ne dore asgje edhe perpiqen te gjejne cdo negative te qeveria edhe sikjr ato te jene te parenesishem

    1. Pse ka kaq shumë idiotë në rilindje?
      Sepse qelbësirat e të gjitha qelbësirave janë bashkuar në rilindje.

    2. A ka program me te thjeshte se te thuash: ky po vjedh, une nuk do e bej kete?!

      Rama po e pergatit vete rrezimin e tij, ju merreni me llafe kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *