• |
ide | kryesore

Audio-përgjimi/ Dërgohet në Britani ekspertiza e zërit të Agron Xhafajt

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka dërguar në Britaninë e Madhe përgjimin që bëri ish skafisti Albert Veliu në Vlorë, në lokalin e Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm. Pritet që përgjigjia për autenticitetin e audio-përgjimit të merret nga agjensitë angleze, megjithëse për vetë procesin e verifikimit janë hedhur shumë dyshime.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj u paraqit vetë në prokurori në mënyrë që zëri i tij të regjistrohej dhe më pas të krahasohej me zërin që u transmetua në audio-përgjimin e kryer nga Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Por pretendimet janë se krahasimi i regjistrimit të zërit të Agron Xhafajt me regjistrimin që ëstë bërë nga pajisja e Albert Veliut nuk është e mundur. Sipas juristëve Agron Xhafaj duhej të ishte regjistruar disa herë me të njëjtën pajisje, në të njëjtën largësi për të verifikuar saktë nëse zëri në regjistrim ishte i tij apo jo.

Një provë e tij nuk është e mundur për momentin, pasi Agron Xhafaj është duke vuajtur dënimin për trafik droge në Itali.

https://www.youtube.com/watch?v=kYShXmpicpY



3 Comments

  1. I gjati ine e nxori te rreme brenda 24 oresh ndersa ju ekspertet e vertete nuk e keni bere per 24 dite? Imagjinoni vete inteligjencen e te gjatit tone .

  2. rama e ka ber expertizen ne prapanicen e vet ku ngjala e metes ka qe expertja,ndersa jasteku i grideldes zavendjsa sekretar ka qen mushkonja avion.
    o krymba qenefi negjmije zgjohuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *