• |
ide | kryesore

Belgjika ëndërron të shkojë larg, por Japonia nuk është e lehtë si duket

Rusi 2018, Sport



Pas fitores së Grupit G me pika të plota, Belgjika ndjen mbi vete pritshmëritë për tu konfirmuar në fazën me eleminim direkt. Skuadra e Martinez duke parë kualitetin që disponon, synon me forcë zonën e podiumit, arritur vetëm një herë në historinë e tyre (vendi i katërt në 1986). Djajtë e kuq ndjekin ëndërrën për tu futur përfundimisht ndër të mëdhatë, pas cerekfinaleve të Kupës së Botës në 2014 e Europianit 2016.

Fair Play nuk e ndihmon dot më Japoninë…

Japonia ndërkohë, mbërriti e dyta në Grupin H dhe është skuadra e parë në histori që kualifikohet në fazën tjetër falë klasifikimit Fair Play. Aziatikët kanë barazuar rezultatin e tyre më të mirë në një Botëror, gjë që e kishin bërë më parë në 1/8 e finaleve të 2002 e 2010. Tani, skuadra e Nishinos kërkon të futet në histori, por këtë herë Fair Play nuk i bën më punë: duhet të përballojnë Lukaku, Mertens, Hazard e të tjerët.

Precedenti…

Ka vetëm një precedent në një Botëror mes dy skuadrave: ishte ndeshja e parë e grupit eleminator në 2002 dhe Japonia, skuadra organizatore, arriti ti marrë Belgjikës barazimin me rezultatin 2-2 (gola të ëilmots, Suzuki, Inamoto, Van der Heyden).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *