• |
ide | kryesore

Cavani nuk ia del, Franca një mirazh

Rusi 2018, Sport



Nuk mund të buzëqeshë Uruguaji për gjendjen fizike të Edinson Cavanit në vigjilje të çerekfinaleve kundër Francës, edhe pse lajmet që vijnë nga qendra e grumbullimit të Celeste janë më të mira se sa ishin parashikuar menjëherë pas sfidës së fituar me Portugalinë, kur Botërori i Matador dukej i mbaruar. Rezonanca magnetike, të cilës sulmuesi i është nënshtruar të hënën, evidentoi një edemë në pulpën e majtë, pa këputje të fibrave muskulare.

Cavani, megjithatë, vështirë të jetë në fushë në ndeshjen kundër Francës, në program të premten. Nga Federata uruguaijane bëjnë të ditur se “lojtari ndjen ende dhimbje dhe do të vazhdojë punën e diferencuar dhe riaftësimin fisioterapik. Situata e tij do të kontrollohet ditë pas dite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *