• |
ide | kryesore

Deklarata/ Si u tall Rama me negociatat e artistëve me Veliajn

Arkiva, Kryesore



Për shumëkënd brenda PS-së implikimi i Erion Veliajt për të mashtruar, joshur, korruptuar dhe më në fund ndërruar mendimin e aktorëve që ishin kundër prishjes së teatrit ishte « taksa e turpit » që kryebashkiaku duhej të paguante për rikandidimin. Prandaj Veliaj, që në fillim thuhet se nuk ishte për marrëveshjen Rama – Fusha (së paku këtë version hapin nën zë njerezit e tij) u detyrua të punonte me mish e me shpirt për të plotësuar urdhërin e Ramës: qetësimin e aktorëve.

Lexo më tej:

Teatri si monumenti i fundit i qytetit dhe lirive tona

Lubonja godet fort/ Eri, sekseri i pazareve të Ramës

Ai « harxhoi nga koha e vet », pa ndeshje në publik, piu birra dhe gëlltiti qofte, ndau premtime për projekte dhe u mori mamatë në punë të gjitha atyre që firmosën për prishjen e teatrit.

Në fund me një mundim titanik, dhe një aftësi të rrallë prej matrapazi ai arriti t’i përçante aktorët, të skicojë paktin, madje dhe të pozojë i përqafuar me Dërhemin, Bashën dhe Trebickën (në foto) dhe të ndryshojë mendimet edhe në kokën prej «mohikani të fundit » të Bert Ndrenikës.

Por, kur rreziku i një tubimi të përbashkët të artistëve ra, Rama u shfaq këtë të hënë për të thënë se aktorët kanë për detyrë të recitojnë mirë dhe se nuk është puna e tyre të kenë zë në kapitullin e shembjes së teatrit të vjetër apo e ngritjes të të riut. Ajo sipas kryeministrit që foli në inagurimin e Artturbina është punë e arkitektëve dhe ndërtuesve.

Gjendje alarmante/ Sëmuret rëndë Bruno Shllaku

Po negociatat me Veliajn që vendosën që aktorët do të jenë të përfshirë në grupin e punës për ndërtimin e teatrit të ri ku mbetën? Po premtimet se asgjë nuk do vuloset pa u konsultuar me kërkesat e tyre ?
« Po kjo ishte loja » bërtiste dikur Ndrek Luca në një film të vjetër shqiptar. Në filmin e ri është Rama ai që bërtet ndërsa aktorët mendjendruar dhe kryebashkiaku, thjeshtë luajnë rolin e palaços.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. po pra e klanit tend i perbere nga profesionista te ricikluar nga bota e spiunazhit, e gjitha ne kurriz te njeriut qe punon. jasha jete lluksi dhe fame. ne planin tend futuristik ngaterrove meritokraci me autokraci, prandaj firmos dhe ne emer te te tjerve ( duhet te ishe ne burg tani )

  2. Nuk ishte Veliaj ne inagurim? Apo eshte merzitur sulltani i Fushes qe Veliaj genjehu pak si shune. Aq shume sa u premtoi artisteve qe nuk do kete kulla aty por vec teater.

  3. I gjati ine shumzoi me 0 si kete te fiqeve si keta serilet e teatrit . Kjo per te thene une bej ça me do rama .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *