• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Sherri te Spanja për gjuajtjen e penalltive, Costa kundër trajnerit Hierro

Sport



Spanja u mposht nga Rusia me 11-metërsha dhe eliminimi i iberikëve, bëri bujë të madhe. Pas kësaj nuk munguan kritikat ndaj drejtuesve të federatës. Fajtor për dështimin e spanjollëve është etiketuar dhe trajneri Hierro.

Në media kanë qarkulluar pamje të ndryshme ku Hierro pyeste Koke nëse dëshironte të gjuante dhe ai pranoi, duke lënë çuditërisht jashtë pesëshes së parë, Iscon.

Sulmuesi Diego Costa mbeti i habitur nga zgjedhjet e trajnerit dhe përfshirjen në listë të Koke. Kur mesfushori i Atletico Madrid e humbi penalltinë, Costa u kthye nga trajneri duke e kritikuar hapur: “A të thashë!”. Për spanjollët përveç Coke gaboi edhe sulmuesi Iago Aspas.

https://youtu.be/vf8ZmZXHFA8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *