• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si gangsteri francez u arratis me helikopter nga burgu i Parisit

Lajme, Të fundit



Kjo është një nga ngjarjet e denja për skenar filmi. Një gangster francez famëkeq, Redoine Faid arratiset nga një burg i Parisit me një helikopter. Videoja e marrë nga një i burgosur tjetër në burgun Reau që tregon se si Faid bën arratisjen e tij të guximshme. Të burgosurit e tjerë dëgjohen se si e inkurajojnë.

Arratisja ndodhi në momentet kur Faid sapo ishte transferuar në këtë burg. 3 bashkëpunëtorë të tij morën peng një helikopter të cilin e detyruan të të ulet në sheshin e burgut. Më pas ata prenë hekurat dhe kërcënuan rojet ndërsa Faid ishte duke kryer procedurat e regjistrimit. Pasi morën të burgosurin ata e ulën helikopterin 37 kilometra larg burgut duke u larguar me një makinë të zezë Renault.

Faid ka qenë edhe më herët “njeriu më i kërkuar i Francës” pasi kjo është hera e dytë që arratiset nga burgu. Në vitin 2013, ai u arratis nga qelia duke përdorur dinamit. Ai po vuan një dënim 25-vjeçar për një grabitje të armatosur që çoi në vdekjen e një polici në vitin 2010.

https://youtu.be/Ew2oyrr7eVk



2 Comments

  1. Pse i thoni “gangster Frances, ky eshte arab. Apo meqe jeton ne France apo ka lind ne France? Ne qofte se nje derrkuc lind ne stallen e kuajve kjo nuk e ben ate nje kale”.

    1. O shoku qetesohu se jemi ne vitin 2018… dhe Sarkozy qe sherbeu si presidente ka origjine te huaj por kjo nuk do te thote qe nuk eshte Fancez.
      Fakti qe ka nje mbiemer arab nuk do te thote se eshte kriminel me i keq apo me i mire. Krimineli, kriminel mbetet. Kjo qe po thua ti eshte si me thene calon gomari nga veshet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *