• |
ide | kryesore

Durrës, gjendet trupi i mbytur i muxhahedinit

Lajme, Të fundit



Pas 12 ditësh kërkime është gjetur më në fund trupi i pajetë i shtetasit iranian që u mbyt në rezervuarin e fshatit Rrotull të njësisë administrative Manëz. Trupi i viktimës u konstatua sot në thellësi të rezervuarit, pas më shumë se katër orë kërkimesh nga polumbarët e portit dhe efektivë të policisë Durrës.

Sipas burimeve, trupi i pajetë është pjesërisht i dekompozuar nga qendrimi për një kohë të gjatë në ujë, teksa është derguar për egzaminim në morgun e spitalit të Durrësit.

Shtetasi iranian M.Sh. 47 vjeç, u zhduk më 19 qershor, në rezervuarin e fshatit Rrotull në Durrës, disa kilometra larg kampit të tyre, ku ishte futur për t’u larë dhe është mbytur.

Kërkimet e gjata pa rezultat hodhën dyshime se mund të ishte një inskenim, ku viktima mund të ishte arratisur ose vrarë. Por gjetja e trupit të pajetë sot ka qartësuar çdo gjë, duke konfirmuar kështu edhë dëshmitë e bashkombasve të tij që banojnë në kampin e muxhahedinëve në Manëz, të cilët thanë se 47-vjeçari ishte futur në rezervuar për tu larë dhe nuk kishte dalë më prej tij.



1 Comment

  1. pse qfare prisni ju te dalin pesh ne qelbsiristan,pos kokain,vdekje,kanabis,tritol, vrasje vetvrase si me qen ne afrik,kolumbi,siri,avganistan ka 5 vite qe ndodh.dhe keni par qelbesirat mburren thon vrasjet nuk jan rritur edhe pse 450 mij njer iken azil.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *