• |
ide | kryesore

FOTO/ Elbasan, tentuan të neutralizojnë grabitësin, plagosen me gërsherë 3 policë

Lajme, Të fundit



Tre efektivë policia janë plagosur gjetë tentativës për të neturalizuar një person, i cili grabiti një dyqan në Elbasan.

Ngjarja ndodhur paraditën e sotme, rreth orës 10:00 në lagjen “5 Maji”, ku Irfan Halimllari rreth 50 vjeç ka grabitur një dyqan, duke marrë xhiron ditore prej 20 mijë lekësh të reja dhe më pas është larguar.

Me të marrë njoftimin, blutë e Elbasanit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar autorin me mjetin prerës në dorë.  I ndodhur në këto kushte, Halimllari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës.

“Punonjësit e Patrullës kanë ndërhyrë per ta parandaluar dhe gjatë neutralizimit të autorit, janë lënduar 3 punonjësit e Policisë, të cilët morën ndihmën mjekësore në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes, ndërsanë cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia e lekëve dhe një mjet prerës gërshërë.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *