• |
ide | kryesore

Gjeniu belg vetëm 8 vjeç, gati për të filluar universitetin

Stil



Një djalë vetëm 8 vjeç po përgatitet për të filluar universitetin pas një 1 e gjysëm që ju desh për të përfunduar shkollën e mesme.

Laurent Simons, nga Belgjika, ka një koeficient inteligjencë prej 145 dhe e ka marrë diplomën e gjimnazit në një klasë me 18-vjeçarët.

Atij do ti duheshin edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.

8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër, shkruan klan plus.

Fizikanti Albert Ajnshtajn ka një koefiçent inteligjence prej 160 pikë, ndërsa djaloshi belg, vetëm 8 vjeç përllogaritet me një diferencë prej vetëm 15 pikësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *