• |
ide | kryesore

Golem, policia arreston biznesmenin që rrahu tatimorin

Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka arrestuar pronarin e një biznesi në Golem të Kavajës, i cili goditi me grusht në fytyrë dhe sy, inspektorin e Tatimeve që i mbylli aktivitetin. Ai quhet Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem të Kavajës.

Arrestimi ndodhi dje, më datë 1.07.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Morina, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, që u konstatua me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *