• |
ide | kryesore

I mbylli biznesin për 30 ditë, biznesmeni i thyen hundën tatimorit

Lajme, Të fundit



Një inspektor i Tatimeve është goditur me grushta në fytyrë ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij, kontrollin e bizneseve në Golem. Ai ka kërkuar kuponin tatimor nga një biznes, por si përgjigje ka marrë grushta në fytyrë dhe ka përfunduar me hemoragji në Spitalin e Traumës Tiranë.

Më poshtë është njoftimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila e ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj inspektorit të hetimit tatimor në detyrë.

Një incident është shënuar ditën e diel në zonën e Golemit gjatë ushtrimit të detyrës nga grupi i inspektorëve të Sektorit të Zbatimit, Drejtoria e Hetimit Tatimor.

Grupi i punës i përbërë nga inspektorët M.S, G.C dhe O.B u paraqit për të kryer kontroll në subjektin “Fatime Morina”, në zonën e Golemit, pranë “Pishave të Buta”. Gjatë kontrollit u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në fushën e shërbimit, pa lëshuar kupon tatimor, shkelje e përsëritur nga subjekti në fjalë, në kundërshtim me ligjin 9920 ( I ndryshuar) neni 122, pika 1, gërma b(ii).

Referuar kësaj shkelje, inspektorët e zbatimit informuan subjektin për penalizim me masën bllokim aktiviteti për 30 ditë kalendarike.

Gjatë kryerjes së procedurave nga inspektorët, ata kanë hasur në rezistencën e pronarit të subjektit, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj inspektorit O.B. duke e goditur në fytyrë, goditje e cila i ka shkaktuar inspektorit frakturë dhe hemoragji në hundë dhe sy.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje, u njoftuan forcat e Rendit. Inspektori u dërgua fillimisht për mjekim pranë spitalit të Durrësit dhe më pas u dërgua për trajtim më të specializuar pranë spitalit Ushtarak në Tiranë.

Inspektorët e zbatimit, po kryenin kontrolle në zonë në zbatim të planit të masave për sezonin turistik veror.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dëshiron të përsërisë mesazhin e qartë se të gjithë strukturat tatimore të zbatimit dhe terrenit, mbeten të angazhuar për të vijuar zbatimin rigoroz të planit të masave për sezonin turistik. Beteja kundër informalitetit është beteja jonë e përbashkët me sipërmarrjen e ndershme, në favor të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.



11 Comments

  1. Besoj se e ka merituar.
    Nqs do të punohet me ndershmëri nga tatimorë rreth 80% e bisneseve duhen mbyllur, por tatimorët i kanë ca të nënës e ca të njerkës, prandaj mirë tu bëhet.
    edvinit duhet me ia thyer hundët si kuksianët.

    1. Shkoni te Fafa nr golem (mail i robit). Eshte resorti me i madh, me cmimet me te renda por nuk leshon kupon fare. As nuk kane shanc te afrohen tatimoret se nuk kane byth…. Ne kete kuptim mire ti behet se pastaj gjejne ndonje “fukara” dhe pastaj i kercejne ne kurriz

  2. Shihni foton, në pikë të vapës rilindasit veshin kostum dhe kollare, me mendimin se kështu ju imponohen qytetarëve.

    1. Paskan dalë për të bërë foto se të shkosh në një plazh të boshatisur i veshur e i mbathur si për dasëm do të thotë se nuk ke dalë për punë por del për tu englendisur.

  3. O ju kara me zile.veshja ska te meta qe te merni hakun e biznesmenit i cili vjele taksat tona edhe ato i fusin ne xhep .por hafojne se ato jane para per tw investuar edhe bolle me bindje politike por me regull edhe disipline te gjithe se ju mbeti ora tek Luli&Rama o njerez

  4. Qe ky “biznesmeni” qenka idiot, kjo nuk do mend…Qe parate e taksave po harxhohen per leqendisje e per bojna “rilindje urbane” edhe kjo eshte fare e qarte…

    1. Ti mbyllësh biznesin për 30 ditë në plazh në pikun e sesonit do të thotë ti heqësh bukën e gojës, kështuqë nuk i kanë lënë rugë tjetër veç dhunës.

  5. Fatime Morina ka bërë gabime të medha. Kryesori punon në të zezë, së dyti përdor dhunë.
    Kush ka mendim ndryshe duhet t’i vërë gishtin kokës.

  6. Propozoj të miratohet uniformë specifike për terrenin në verë.
    Pantallona të gjata ngjyrë e çelët dhe këmishë me mëngë të shkurtra, kollarja opsionale.

  7. Me sa kuptoj bisnesmeni duhet ta kete te keqen nga tregtaret prane,se ata i shtyjne ispektoret hajduten te pa cip qe punojn nje po dhjet jo,fakirit i kerkojn dokumenta,ja mbyllin aktivitetin ne kulmin e punes,qe te punojn hajnot,se ato bisnese ikan te perbashket me Inspektoret e Rilindjes po cti besh VK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *