• |
ide | kryesore

Aurel Plasari: As Enveri nuk shkatërroi dje si ç’po bën sot Edi Rama

Arkiva, Kryesore



Mjafton që, si një heqje nervi, t’ia shkulësh një shoqërie kujtesën historike që ta kthesh atë në barbare. “Mjerë ai popull që e ka humbur kujtesën historike!”, psherëtihet atëherë. Mirëpo, “atëherë” domethënë vonë. Asgjësimin e kësaj ekzistence të dytë të qenies shqiptare synon kazma që është ngritur kundër një monumenti shumëfish historik, – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike të shtetit shqiptar, – siç është ish-kompleksi emërmadh “SKANDERBEG”, i thjeshtuar sot në trajtë të aktualizuar si “Teatri Kombëtar”.

U duhet treguar saktë bashkëqytetarëve se për çfarë monumenti shumëfish historik bëhet fjalë, ndonëse betejën për mbrojtjen e tij po e zhvillojnë më së shumti njerëz të teatrit. Ata paçin faqen e bardhë për këtë betejë! Dhe nuk do të m’i keqkuptojnë pohimet e këtushme, së paku ata që e dinë se, për ç’i takon historisë së teatrit, jam rritur në rreth familjar njerëzish të lidhur me teatrin qysh prej viteve ’30. Por, meqë kazma e sapongritur synon një rrënim shumë më “kompleks”, duhet shtyrë pak dera e së kaluarës për të parë të ardhmen para se krimi të kryhet.

Monumenti në fjalë është konceptuar, projektuar dhe realizuar pikërisht si një kompleks. I përfunduar së ndërtuari më 1940, në Shqipërinë e aneksuar në të njëjtën “perandori” me Italinë fashiste, kompleksi emërtohej saktësisht “Qarku italo-shqiptar SKANDERBEG”. Në botimet enciklopedike të një kalorësi të mbrojtjes së kujtesës së kryeqytetit, dr. Spiro Mëhillit, mund të gjeni të dhëna ndër më kërshëroret për unicitetin e kompleksit në fjalë. Të dhëna plotësuese, kush të dëshirojë, mund të qëmtojë në botimin “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005: Organizimi shtetëror, jeta politike, ngjarjet kryesore, të gjithë ligjvënësit, ministrat dhe kryetarët e shtetit shqiptar” (2006), të historianit të vështruar vëngër Kastriot Dervishi. Dëshmi dokumentare me vlera unikale figurative u shtohen atyre nga arkivat e Institutit “LUCE” dhe ata të ATSH-së sonë. Do të ishte dhunë që historia e këtij monumenti shumëfish historik të Shqipërisë të mëvishej me çaprashitje ndërtimesh “të përkohshme”, për asqerhane italiane a për eglenxhehane.

“Qarku italo-shqiptar SKANDERBEG” përbëhej nga dy ndërtesa paralele, të ndara nga një gjysmëpatio e organizuar si mjedis relaksimi: me një pishinë në mes dhe përfund me një palestër model për kohën. Bëhej fjalë për konceptime me parametra bashkëkohorë të ndërtimeve të epokës së njohur si “il Ventennio”, fashist për komplekse të atilla.

Ndër dy ndërtesat, ajo majtas emërtohej në fillim “Kinema-teatër SAVOJA”. I konceptuar si për projektime filmash, ashtu edhe për shfaqje teatri, koncerte artistike etj., në kohën e vet u klasifikua si “i cilësisë së parë”. Por të vihet re: i përshtatur edhe për veprimtari ndër më të rëndësishmet politike, përfshirë ato të krerëve të shtetit, pavarësisht regjimeve politike. Hyje dhe aty të priste një atrium, kurse mbas tij një sallon për publikun para shfaqjes ose gjatë antrakteve me pushime. Salloni kishte një gardërobë nga njëra anë dhe nga ana tjetër shërbimet e tualetit. Fotot e LUCE-s i dëshmojnë ato shërbime të një cilësie ende sot të lakmueshme, d.m.th. krejt ndryshe nga sa ankohet ndonjë “ndërtues” nga ata të specializuarit për të ndërtuar qenefe allaturka të modelit të diktaturës. Dyshemeja e sallonit ishte shtruar me pllaka mermeri të kombinuara bardhë-e-zi. Përkundrejt çeleshin dyert për në sallën e shfaqjeve, të dubluara me perde të rënda kadifeje. Ato çonin në platenë, kurse në të dyja anët çeleshin dyert për t’u ngjitur në të dyja katet e lozhave. Kati i parë i tyre përbëhej nga ndarje të veçanta, kurse kati i sipërm shërbente si galeri për publikun me bileta më të lira; galeria ka funksionuar deri kur kam qenë vetë fëmijë.

Në atë kinema-teatër, që cilësohej “e cilësisë së parë” në Shqipëri, spektatori shqiptar u njoh “nga afër” – madje duke rënë në dashuri me ta – me aktorë të shkëlqyer të artit kinematografik: Greta Garbo, Alida Valli, Anna Magnani, Lorenz Oliver, Amadeo Nazzari, Vittorio de Sica, me dhjetëra. Jo vetëm kaq, por po në atë mjedis kulturor-artistik nisën e u organizuan në kryeqytetin e Shqipërisë vargu i koncerteve të muzikës klasike: Scarlatti, Cherubini, Corelli, Vivaldi, Boçherini, Cimarosa, Paganini, Rameau, Schumann, De Gallot, Schopin etj. Kushedi sa artdashës i ndiqnin për së pari herë! Deri edhe spektaklet me pjesë nga repertori i zgjedhur operistik aty u praktikuan: nga Verdi, Bellini, Donizetti, Rossini etj., përfshirë edhe një Mascagni të përsyshur dikur si “bolshevik” nga Mussolini gazetar.

Dhanë aty koncerte edhe yjet shqiptare të muzikës lirike, që nga Tefta Tashko-Koço dhe Kristaq Antoniu, nga Jorgjia Filçe dhe Marie Kraja etj. Aty dha shfaqje të vetat edhe Grupi Filodramatik i Radio-Tiranës, siç quhej, “Strazivari”, “Peshku në det”, “Osman Opingaxhiu” të Viktor Eftimiut etj., çfarë do të thotë që aty u shfaqën Mihal Popi, Behije Çela, Xhevat Serezi dhe të tjera figura që do t’i jepnin sharm edhe Teatrit të ardhshëm Kombëtar. Ja një arsye më shumë se përse rekomandoj t’i kaloni njëherë për duarsh enciklopeditë e dr. Mëhillit. Nga 9 më 12 prill 1940 u përurua aty ai që do ta meritonte të quhej i pari festival i këngës popullore shqiptare. Përpos zonjave Marie Kraja dhe Tefta Tashko, si dhe mjeshtres Lola Gjoka dhe mjeshtrit Tonin Guraziu në piano, në atë sallë u shfaq për së pari në publik rapsodi magjepsës Gjergj Pllumbi. Edhe ekspozita të arteve figurative u organizuan në sallonin e atyshëm; ndër to u shënua për mbresat që la ajo e motrave piktore Androniqi dhe Sofia Zengo. Duhet të jesh përnjëmend i pacipë që të guxosh e ta përshkruash një mjedis të tillë, i cili prej majit 1941 riemërtohej “Kinema-teatër KOSOVA”, si ngrehinë “të përkohshme” për asqerhane italiane a për eglenxhehane.

Ceremoni të tyret, ndër më të rëndësishmet politike, i kryen po aty edhe kryeministra dhe ministra të Shqipërisë së pushtuar, duke përfshirë edhe vetë Zotërinë e Tij, Françesco Jacomoni di San Savino, mëkëmbës i mbretit në Shqipëri. I veshur e i mbathur gjithë sqimë, kokë e këmbë në të zeza, vetë senatori Mustafa Merlika-Kruja mbajti aty, në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Shqipërisë, ligjëratën “Shqipnija, shtet i bashkuem me Italín në suazën e Perandorís së Romës”: njëfarë leksioni që do të delte herët jashtë modës politike. Sikundër delte edhe ai i 22 nëntorit 1942, me titull “Në hullí të histories”, prej të cilit u mbajt mend thirrja që u bëhej shqiptarëve për të rënë në gjunjë e për t’i puthur çizmen ushtarit të Rajhut të Tretë. Pjesë të historisë politike të shtetit shqiptar përbëjnë, pa pikë dyshimi, edhe këto.

Nuk ka sesi të harrohet sakaq ndërtesa tjetër paralele, ajo në të djathtë. Në të u vendosën strukturat e mirëfillta të fondacionit “SKANDERBEG”. I menaxhuar prej një bordi të përbërë prej emrash të nderuar të kohës, si Gjergj Bubani, Odhise Paskali, Vangjel Koça, Bahri Omari, Kristo Kono etj., fondacioni do të punonte nën motto-n “PRO CULTURA”. Tek ajo ndërtesë e dytë qe vendosur edhe tanimë i njohuri në historinë e albanologjisë si “Instituti i Studimeve Shqiptare”. Përkrah ndonjë emri italian pa peshë u mblodhën e punuan në atë Institut kontribuues shqiptarë që u vinte era shkencë e kulturë: Dhimitër Berati, Aleksandër Drenova (Asdreni), Karl Gurakuqi, Anton Harapi, Etëhem Haxhiademi, Kolë Kamsi, Sotir Kolea, Xhevat Korça, Nikollë Lako, Bernardin Palaj, Lasgush Poradeci, Odhise Paskali, Vincenc Prennushi, Ilo-Mitkë Qafëzezi, Namik Resuli, Justin Rrota, Eqrem Vlora, Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej etj. Aty i patën zyrat, bibliotekat dhe sallat e mbledhjeve. Po aty, dhe jo kund tjetër, u organizua e u mblodh nga 9 më 13 prill 1940 “Ma i pari Kuvend i Studimevet Shqiptare”. Fatmirësisht janë publike punimet e tij, në të cilat u hodhën bazat e projekteve: për një Fjalor të madh të gjuhës shqipe, për një Enciklopedi shqiptare, për një korpus të botimeve dokumentare për historinë e Shqipërisë “Albania diplomatica”, për fillimin e botimit të kolanës së Folklorit shqiptar etj., deri te projekti për një muze të Shkencave të natyrës. Sa pllaka përkujtimore do të duheshin vendosur në atë ndërtesë të dytë, që një frotë të papërgjegjshmish guxojnë të na e përshkruajnë si ngrehinë “të përkohshme” për asqerhane italiane a për eglenxhehane?

Fill mbas fitores hitleriane të “Fushatës Ballkanike” (Balkanfeldzug) në ato zyra të fondacionit “SKANDERBEG” u hartua njëri ndër dokumentet më sfidues të historisë politike shqiptare: platforma për një “Shqipëri Tjetër”, po e quaj kështu, dokument pothuaj i panjohur i “rivendikimeve shqiptare”. E riprodhuar si tekst në dagerrotip prej 113 faqesh dhe e nënshkruar më 3 maj 1941 (viti XIX) prej autorëve Fejzi Alizoti, Mustafa Merlika-Kruja, Xhemil Dino, Dhimitër Berati dhe Tahir Shtylla, ishte ajo që iu dorëzua në Romë ministrit Ciano të Punëve të Jashtme për “bashkimin e tokave shqiptare”.

“Gjethet ranë”, siç e tha bukur Mitrush Kuteli për vjeshtën e fashizmit shqiptar, por edhe kur erdhi “gjermani me makina të mëdha” – ashtu ia kënduan në Labëri – kompleksi “SKANDERBEG” vijoi të funksiononte si qendra e jetës artistike, kulturore, shkencore, madje shpesh edhe politike e kryeqytetit të Shqipërisë.

Në kinema-teatër “KOSOVA”, propaganda naziste mbase u bezdiste kryet kryeqytetasve me Wehrmachtbericht-et e saj, d.m.th. me dokumentaret me lajme të fitoreve të ushtrisë së Rajhut të Tretë. Por po aty vijonin koncertet me pjesë të zgjedhura operistike, tanimë nga “Tannhauser”, “Lohengrin”, “Tristani dhe Isolda” të Wagnerit. Për të “paqtuar” inteligjencën kryeqytetase u shtuan si risi të quajturat “Variétés”: ndër to muzika shkartisej me deklamimet poetike. Aty, për shembull, e recitoi Vedat Kokona poemën e tij antifashiste “7 Prilli”, që në regjimin vijues as do të guxonte ta përmendte. Qenë muajt kur emërmadhi Rajh e kishte marrë rrokopujën, kjo ishte e vërtetë, por kjo nuk donte të thoshte që në kinemateatër “KOSOVA” të mos vijonin koncertet Merita Sokoli, Liza Vorfi, Behije Çela etj., të shoqëruara nga orkestra e mbetur italiane nën dirigjimin e maestros Fiori. Ndër botimet enciklopedike që rekomandova, mund të gjeni jo vetëm datat e sakta të shfaqjeve e koncerteve, por edhe çmimet e ndryshme të biletave.

Në ndërtesën përbri ishte anëtari fatkeq i “Këshillit të Naltë”, At Antoni Harapi, që u kujdes ta konvertonte ishInstitutin e Studimeve Shqiptare në Institutin Shqiptar për Studime e Arte. Jo vetëm u shtuan në të anëtarë të rinj nga personalitetet e padëshiruara prej fashizmit, veçan Fan S. Noli e Mit’hat Frashëri, por u përpunua edhe një platformë e re veprimtarie e njohur dhe e botuar si “Programi i ‘Seksionit Kosova’ (1944)”. Në sallën e “KOSOVËS”, tanimë “Shkëlqesa” Harapi ngriti zërin me ligjëratat e veta patetike për “pajtimin” dhe “bashkimin kombëtar”. Ndërsa ishte vonë. Vetëm disa muaj më mbas, po në atë sallë, do t’i duhej të përgjigjej para “Gjyqit Special”, duke u shfajësuar me fjalinë tronditëse që shqiptoi: “Nuk e kisha dijtë që do t’u dedhte kaq gjak…”.

Tek ajo sallë, gjatë një ceremonie të qeverisë kuislinge, kreu aktin heroik një çunak antifashist, pothuaj i harruar historie. Kishte zënë vend lart në galeri dhe priste të fikeshin dritat e sallës, siç ndodhte zakonisht gjatë shfaqjeve, që të hidhte mbi publikun tufat e trakteve. Nuk e dinte që në të tilla ceremoni qeveritare dritat e sallës nuk fikeshin. Megjithëkëtë, që lart nga galeria, ai i flakëroi ato tufa traktesh mbi sallë, ia doli të kapërcente shkallët me vrap, të çante nëpër sallonin në konfuzion e sipër dhe t’i shpëtonte kontrollit të rojave në atrium. Por u pikas e u ndoq nga patrulla naziste, që ruante ceremoninë qeveritare. Vrapoi nëpër rrugën “Abdi bej Toptani”, por, teksa merrte kthesën aty tek sot ndodhet hotel “Plaza”, i doli përpara tjetra patrullë naziste dhe çunaku përfundoi përdhe, në një pellg gjaku, i ekzekutuar nga dy palë breshëri automatikësh. Quhej Qazim Vathi, ishte 15 vjeç.

Me çlirimin e Shqipërisë, qeveria e re e vetëshpallur “demokratike” nuk bëri më shumë se t’i konvertonte pjesët e ndryshme të strukturave të kompleksit “SKANDERBEG”. Kinema-teatri vijoi të quhej edhe për një copë kohë “KOSOVA”, ndonëse emërtimi “SKANDERBEG” u zhduk si me magji. Tani do të shfaqeshin aty, qysh në fillim të 1945-s, jo vetëm të parët filma sovjetikë, por edhe i pari film i ri anglez, i pari film i ri amerikan etj. Qenë shfaqje, në të cilat merrnin pjesë si misionet e huaja, ende “aleate”, edhe anëtarët e qeverisë së re “demokratike”. Aty, dhe jo gjatë paradës në bulevard, sikurse është përshkruar ndonjëherë gabimisht, ndodhi incidenti i Enver Hoxhës me znj. Sara Blloshmi. I ulur në lozhën qendrore të kinema-teatrit “KOSOVA”, ai e trajtoi si provokim që në lozhën ngjitur, në të cilën, në të vërtetë, ishte ftuar misioni ushtarak anglez, u shfaq duke shpalosur hiret e veta Sara Blloshmi. Acarimi i beftë i diktatorit të ri, duke lëvizur nga vendi, ka mbetur i pashpjeguar.

Ç’qe më e rëndësishme, përpos filmave të “aleatëve”, po aty filluan në mënyrë të organizuar shfaqjet e para të atij që në krye u emërtua si “Teatri i Tiranës”, mandej si “Grupi Teatral Profesionist i Shtetit”, me emra aktorësh që tanimë kanë bërë histori të teatrit shqiptar: Mihal Popi, Lazër Filipi, Andon Pano, Melpomeni Çobani, Nikolla Panajoti, Prokop Mima, Besim Levonja dhe Behije Çela, Drita Kripa (Pelingu), Andrea Malo etj., deri kur më 24 maj 1945 struktura e re të emërtohej “Teatri Profesionist i Shtetit”. Çmimet e biletave, si për lozhat, edhe për platenë, konsultojini, në qofshi kureshtarë, po te regjistrimet që rekomandova të dr. Mëhillit. Do të vini re që e shumta e të ardhurave të para shkonte për mensa të të pastrehëve nga Lufta, për ndihma sociale, për Kryqin e Kuq. Edhe grupet teatrore të Shkodrës, të Korçës etj. filluan të sillnin po aty shfaqjet e veta. Nuk qe fjala rëndom për pjesët e Maksim Gorkit, por edhe për drama të Ibsenit (“Zonja Ingra e Ostrotit”, “Armiku i Popullit”), të dramaturgut francez Marcel Pagnol (“Topazi”), deri edhe të amerikanit bashkëkohor Eugene O’Neill (“Përtej horizontit”) etj. Gjithnjë aty, qysh në muajt e parë të ‘45-s, rifilluan koncertet artistët e mëdhenj lirikë: Tefta Tashko-Koço, Kristaq Antoniu, Jorgjie Filçe-Truja, Giuseppina Kosturi etj., të shoqëruar prej orkestrës së Radio-Tiranës nën dirigjentin Umberto Oscari, si dhe koncertet vokale të drejtuara nga mjeshtri Kostandin Trako. Ishte pak a shumë ajo situatë paradoksale, së cilës një koleg yni ia ka qëlluar në shenjë me konceptin “Orkestra e Titanikut”: kur paralelisht salla historike do të fillonte të përdorej edhe për ndonjë nga më të rëndësishmet procese të “Gjyqit Special”.

Në ndërtesën paralele, ish-”Qarku italo-shqiptar SKANDERBEG” riorganizohej, në të njëjtën kohë, nën emërtesën e re “Shtëpia e kulturës”. Për fat të mirë, arkivi dhe pothuaj e gjithë baza materiale dokumentare, përfshi edhe tekstet e gatitura për botim, e ish-dy Instituteve të Studimeve Shqiptare (të 1940-s dhe të 1943-shit) qenë ruajtur. Mbi atë bazë u themelua më 1946 “Instituti i Shkencave” me disa degë, të cilat do të shërbenin më mbas si themelet e reja të instituteve të Historisë, të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, të Arkeologjisë, të Folklorit. Të sotmes Akademi të Shkencave të Shqipërisë, e cila ngre në piedestale emrat e saj të mëdhenj, si Çabej, Buda, ndoshta nesër Zamputi, Domi etj., i bie të jetë e vetëdijshme që aty, në ato mjedise, i ka zanafillat e veta të punës: në ato mjedise, mbi të cilat është ngritur sot kazma.

Pjesa tjetër e mjediseve iu la në dispozicion, për “Club”, shkrimtarëve dhe artistëve. Sepse do t’u duhej edhe atyre ta përjetonin ndërkohën alegorike të “Orkestrës së Titanikut”, që u përmend. Lidhjes së tyre, të sapothemeluar më 1945-n, iu dhurua për seli ish-vila e Musa Jukës, ndërtesa në të cilën vite më vonë do të vendosej ambasada e “Republikës Popullore të Polonisë”. Por “Club”-i vijonte po aty tek e kishin konceptuar për pushim e dëfrim arkitektët italianë. Të parat mbledhje kinse-demokratike, ku merrnin pjesë edhe ata që vetëm pakëz më vonë do të viheshin në hekura: si Mitrush Kuteli, Vinçenc Prennushi, Arshi Pipa e me radhë, aty u patën zhvilluar. Në atë “Club” i lëshonte shpotitë e holla, tek gjerbte kafen, Lasgush Poradeci: duke mbajtur me njërën dorë filxhanin, ndërsa me tjetrën pjatëzën nën të: ashtu ishte mësuar në rininë e vet austriake. I pamposhtur moshe e i zdërgjahur në kolltuk, aty vijonte t’u hidhte romuze të ëmbla “femrave letrare” i pakorrigjueshmi Ali Asllani, sikurse mund të keni lexuar nëpër kujtime. Por sidomos aty, në atë “Club”, zhvilloi disa nga polemikat e tij trimërore me autoritetet e politikës së re kulturore të Shqipërisë, kundër zhdanovshçinës në letërsi dhe arte, një Skënder Luarasi.

Por ç’të vijohet më përkëtej?

Kanë treguar sa e sa edhe të tjerët, madje mundet që u teprua duke përmendur kaq fakte, kaq emra, kaq ngjarje, kaq vepra, kaq histori me një peshë që çudi sesi ai kompleks e mban përmbi. Nuk më shkon të them që fatkeqësia e këtij monumenti shumëfish historik paskësh qenë mungesa e ndonjë basorelievi me mbiemrin e njohur të një skulptori, mbiemër që do të mund t’ia ndalte dorën atij që ka ngritur kazmën për rrënim. Nuk më shkon, sepse edhe për artin e skulptorit në fjalë e ruaj atë pjesë respekti që i takon. Shkrova për të kryer detyrën që kryej prej kohësh: d.m.th. për t’i bërë pakëz frymëmarrje artificiale kujtesës historike. Si dhe për të përfunduar me pyetjen: A na tregoni dot, në historinë 100 e pak-vjeçare të këtij shteti tonë, një monument kaq shumëfish historik – të historisë kulturore, të historisë artistike, të historisë sociale, të historisë së albanologjisë, të historisë politike etj. – si ky monument? Pikërisht si ky monument, kundër të cilit është ngritur, me kaq ngërmesë, kazma e rrënimit? Dhe përse është ngritur? Me shfajësimin e nevojës për një “teatër të ri”.

Jo një teatër i ri: dhjetëra teatro të rinj i duhen Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Për artistët po që po, por më së pari për publikun, i cili ka nevojë për to. Kërkesa për një të tillë teatër në Tiranë nuk është gjë e re, ajo ka qenë formuluar qyshkur, ta mësojnë edhe ata që nuk e dinë kur bie qyshkuri. Por ngritja e kazmës ndaj një monumenti shumëfish historik, si ky që u përshkrua, nuk ka kurrfarë lidhjeje me dëshirën e bukur për teatër të ri: as se nuk po e mban karabinaja, as se po i bie karasuvaja, as se po e bren karanxhaja. Edhe sikur një fatkeqësi natyrore, një tërmet disaballësh, ta kishte rrënuar një monument të këtillë, detyra e një shoqërie të qytetëruar do të ishte që atë ta rindërtonte. Edhe sikur atë ta kishte hedhur përtokë një bombardim nga aviacioni armik, – me rreziqet e tij na stërvitnin një herë e një kohë, – ai do të duhej ringritur në këmbë, sikurse i ringriti Varshava e rrënuar nga lufta ngrehinat e veta historike, gjithë përkushtim ndaj kujtesës së kryeqytetit.

Kazma, ç’është e vërteta, i vinte për dore edhe Enver Hoxhës. Me të imitoi, fjala vjen, Revolucionin Kulturor Kinez për dhunën ndaj institucioneve të fesë. Mirëpo, për institucionet kulturore – e vërteta është e vërtetë! – e mbajti dorën. Brezi im i fëmijërisë e kujton se ku ndodhej dikur “Opera”, atje tek patëm fatin të ndiqnim qysh fëmijë “Princeshën e çardashit” ose “Madamën Baterflaj”. Mirëpo, për të bërë një teatër të ri opere, sikurse u bë, diktatori nuk prishi sallën e integruar në kompleksin që iu la Akademisë së Arteve. Për të përballuar mbingarkesën e fondeve të Bibliotekës Kombëtare, kur u ndërtua një bibliotekë e re si pjesë e kompleksit të Pallatit të Kulturës, diktatori nuk rrënoi “bibliotekën e vjetër” të Rrugës së Elbasanit: ajo funksionin ende sot e riorganizuar si bibliotekë e “Librit Europian”. Për të ndërtuar një stadium të ri të sportit – dy të tillë madje – diktatori nuk rrënoi stadiumin ekzistues, atë të arkitektëve italianë, dhe qe ai që vijoi të funksiononte si i “kategorisë së parë”.

Duhet ngulmuar për t’ia kujtuar publikut, të cilit i përket monumenti shumëfish historik, – i historisë kulturore, i historisë artistike, i historisë sociale, i historisë së albanologjisë, i historisë politike të shtetit shqiptar, – kazmën që tanimë mbi të është ngritur. Së paku atij publiku, të cilit i funksionon mekanizmi i kujtesës historike, përndryshe do të ishte fjala për ndonjë publik që nuk i ka në rregull “letrat” e qytetarisë. Kujtesën historike, sidomos në një shtet që sapo ka kaluar të 100-tat, nuk e bëjnë vetëm luftëra dhe revolucione, fitore dhe humbje me zallamahi gjakderdhjesh a vëllavrasjesh. E bëjnë edhe ngjarje e ndodhí si këto që u numëruan, regjistrime pjesëmarrjesh e pjesëdhëniesh në jetën qytetërimore të një shoqërie, në të mirë dhe në të keq. Apo mos do t’u katandiskemi të na e përbëjnë kujtesën historike ato që miku ynë i quajti hidhur “pordhët e ambalazhuara” të politikanëve? Kujtesa historike është pronë e të gjithëve. E të gjithëve, pa asnjë përjashtim. Nuk më besohet të ketë individ që të mos e ndiejë, sikur dhe gjatë një grime të vetme të ekzistimit të tij, që i takon qoftë edhe një thërrime nga kjo trashëgimi, kundër së cilës kazma e ngritur mund të ulej.



28 Comments

  1. Mire i thua ti, po kush ti kuptoje dhe kush ti degjoje keto te verteta. Keto derra qeveritare apo ky popull dele qe ngazellehen ne lluce dhe llum nga keto derra lidera hajdute. Ky popull ska prodhuar ndonje here shtetare ne keto 100 e ca vjet shtet po vetem banda hajdutesh barbare qe qeverisin kete vend.

  2. Komplimente z. Plasari, si perhere i kulturuar I shtrire ne ekzistencen historike dhe briland ne menyren e te shprehurit te kesaj ekzistence historike. Fatkeqsia jone eshte se sot ne fuqi eshte brezi i pare i atyre kulturorve kineze qe zhbene ne menyre tronditese nje pjese te historise tone kombetare. Por fatkeqesia me e madhe jemi ne me apatine dhe indiferencen vetevrasese. Flm per ju.

  3. Keta birbo, hajdute te ndyre mashtrues ordinere, antikombetar te tipit Rama e Veliaj e shkerdhatat qe ju shkojne pas dhe i terheqin ere kuderbimit te pordheve te tyre te qelbura jane fatkeqesia jone. Emigracioni i brendeshem stermadh ka deformuar demografine e Tiranes duke e kthyer ne nje katund te qelbur, ndryshe vemje te tilla si Rama qe marrin vesh vetem me shufra hekuri kokes nuk mund te na perfaqesonin ne. Dilema jone si popull eshte se, mire po heqim Ramen, po cilin do veme? Populli ra viktime duke i dhene voten Rames per shkak se sa keq po qeveriste Berisha. Eshte e qarte qe nuk ka ndermend te ktheje ne pushtet pinjollin e Berishes, Bashen. Ndaj deri sa te dale nje force tjeter, njerez te tjere te afte do te jemi ne nje ngerc te tille ku plehrat ne pushtet do te mundohen te rrjepin cdo gje qe ka emrin pasuri publike, dmth e jona, pa e menduar dy here se po shkaterrojne kujtesen historike. Kjo masaker filloi me baballaret e tyre, qe shkaterruan pazarin e vjeter, xhamine e vjeter per te ngritur Pallatin e Kultures, pastaj kishen ortodokse per ngritur 15 katshin, pastaj ish komitetin ekzekutiv per te ngritur muzeun, ish vilat pas muzeut per pallate, shkaterruan vilat e dyqanet e ish Rruges Barrikadat per te ndertuar ca pallate te shemtuara. Bijte e tyre e kane nisur me Stadiumin per ta vazhduar me teatrin e te tjera me pas. Nuk jam plotesisht dakort me Z. Plasari. Edhe Diktatori shkaterroi monumente kulture packa se jo te gjitha.

  4. A e dini se kush eshte Aurel Plasari? Nje mercenar salinian! Nje funderine e inteligjences shqiptare! Nuk e kuptoj se si mund te nbrohet Saliu vrases,hajdut dhe tradhetar i kombit shqiptar! Urime Lapsi.al dhe Andi Kapos per simpatine qe tregon per mercenaret!

    1. Po ti me kush je qe na dilke me i zoti se Aurel Plasari? Na i dike edhe biografine. Cpune ke ti se kush eshte Aurel Plasari. Ke ment ne koke te arsyetosh se e ka gabim? Nese jo mbylle halen. Ti je nje cope injoranti ose paguhesh per ato qe shkruan nga injorante te tipit te ndyre Veliaj.

      1. dhe pse te q….. gruaj jote me dashnoret …faj e ka saliu…Shum te cudishem je ti dhe shoket e tuj.Sepse ne ja kemi dhen denimin sales duke e heq nga posti…pra ca leshin merreni me nje cop njeri qe ka ike …..dhe harrojm keto qe na drejtojn….sa njeri pa tru je

  5. Bravo Z. Plasari!Nje arsyetim brilant i nje njeriu shume te kulturuar .Por per fat te keq sot na drejtojne barbaret dhe mashtruesit qe idhull kane vetem parane.

  6. Shkelqesia Aurel,nuk krahasohet Enver Shqiptari qe mbrojti shtetin,suveranitetin,gjuhen shqipe,e flanurin kombetar,me nje hajdut i droguar dhe koke krimineli si Edi Rama,qe serviset sekrete Ruso-Serbe e prueen ne pushtet,qw definitiv,ta shkatrroj ne themel shtetin e Shqiperis
    dujne dhe garaton dikush se ciles Etni i takon Edi Rama dhe shumica e antarve te ps,a jane vetem 30000 mi serbe qe flasin perfejt gjuhen shqipe,kane emra e nbiemra te dyfishte,ne familje emra serbe e malazez,a ne dokumentacione me emra falco si musliman,por dhe katolik e ortodoks,shqiptar.
    e sa etni tjara mongolo-aziatike me emra si mysliman,a jane nipat e ish ushtris ottomane qe masakrruan 523 vite shqiptar,dhe urrejn brutalisht qdogje qe eshte Shqiptare.
    mos ti ceku cilat etni jane,por kush eshte i menqur i njefe.
    alore,kemi pune serioze me shqiperin multi-etnike.
    Multi orjentime.kah rusia e serbia serbet,malazezet vllehet e karpateve moldavo-ruse.ciganet edhe ata anojn kahe sllavet e greket per interesa private,pastaj 4 ter influenca e servise sekrete qe operojn me dekada ne shqiperi,si turqia per islamo turqinizim te shqiptarve.2.rusia invesoton jo pak me pagesa parash qe ta shkatrroj shqiperin.3.greku buk rrine duarkryq.
    4.dhe arabia saudite me katarin qe investijn ne shqiperi per ti shkeputur nga evropa me fen islame,dhe fute direkte ne al kaeda e isis,siq ndodhi me kosove e shqiperi,ku aleanca rusi-tuqi-arabi saudite dhe katari,i futen shqiptaret ne zemer te al kaeda e isis-t.
    pra kjo nuk eshte genjeshter,por e gjithe evropa e usa bota e dijne,madje lideret e isis-t te kosoves,betohen ne siri se di prejn me shehirat koka te gjeneralve ushtarak amerikan,siq kemi proven e terroristit nga kosova,lavdrim muhaxherit.
    nuk ndalen me kaq,por thojn,se do ismamizojn,Romen-Vatikanin,Andalucin,Parisin dhe Berli in.
    pra vllezer dhe motra Shqiptar,keni te bejme ne Shqiperi Kosove,me multi-etnitete,qe urrejn brutal Shqiptaret.
    ne kohen e Enver Hoxhes nuk u ekzekutojshin te gjithe.
    nen e regnimin e ps-s,vetem ben naten,Bum-Bum,dhe te nesermen,i vihet nje emer tjeter ngjarjes,dhe pas nje jave,probleni i ri dhe krimi e trafiku i ri,i maskon te meparshmit.

    1. Pikërisht se ky popull akoma vazhdon të ushqehet me nivelet më të ulta intelektuale e intelektuale me njohje të thella enciklopedike si z.Plasari, për fat të keq lihen në hije nga mediat, gjen edhe të tilla komente prej naivësh që kujtojnë se ai është marë në shkrimin e tij me krahasimin e “patriotit të madh” Enver Hoxha, e “armikut” antishqiptar Edi Rama.
      Duke lexuar këtë shkrim ndër të rrallët që mund të ndeshësh në Shqipërinë e sotme, të mbështetur në ngjarje reale të shoqeruar me personazhe reale, duhet kuptuar se një objekt si Teatri Kombëtar, nga e ka marë nismën për ta shkruar Plasari këtë artikull, pikërisht se në te janë zhvilluar ngjarje historike jo vetëm te sferës së artit por edhe asaj politike të rendësishme të Shqipërisë, kjo godinë nuk duhej në asnjë mënyre të shkatërohet, por të ruhet, restaurohet e mirmbahet me përparësi, si një muze i ngjarjeve historike të Shqipërisë.
      Historia në vetvete, është një drame shumë e madhe dhe e pakufizuar në kohë, ku në asnjë mënyre nuk duhen haruar edhe personazhet negativë, e jo më ato pozitivë e po kështu edhe për ngjarjet.
      Jam i sigurtë se ashtu si edhe unë, asnjë shqiptar, përfshirë edhe aktorët e Teatrit . nuk e ka pasur e nuk e ka idenë se me çfarë është e lidhur ajo godine që sot pothuajse është vendosur të shkatërohet.
      Nuk e ka parë të nevojëshme Plasari që të meret me debatin kallp se a duhet apo nuk duhet që sot Shqipëria të ketë një teatër modern bashkëkohor.
      E kush do të ishte ai njeri normal që do ta kundërshtonte këtë ?

      Duhet ndarë tërësisht ideja e ndërtimit të një teatri të ri me kërkesa të kohës, me ate godinë ku është zhvilluar një pjesë goxha e madhe e historise së shkurtër të shtetit shqiptar.
      Përmend z. Plasari shumë emra të njohur të letërsisë, publiçistikës, teatrit, muzikës, politikës etj por edhe të ngjarjeve të rëndësishme historike të kohës që janë të lidhura me këtë godinë.
      Nuk ju bën ai ndonjë ndarje se kush janë ngjarje apo personazhe pozitive e kush janë negative.
      Janë thjeshtë personazhe e ngjarje që përbëjnë historinë.
      I vetmi “personazh” i panjohur që përmend Plasari në këtë shkrim, por edhe ai me një domethënie historike, është ngjarja me një djalë 15 vjeçar të vrarë nga gjermanët, pasi kishte hedhur trakte kundër tyre në këtë godinë.
      Ju është vënë emri rugëve të Tiranës, ndonjë atentatori komunist, që kishte vrarë si terrorist ndonjë nacionalist patriot që mendonte ndryshe nga komunistët .
      Jo më kot e përmend Plasari këtë ngjarje me ate djalosh 15 vjeçar të panjohur.
      Edhe sikur të injoroheshin të gjitha personazhet e shquara apo ngjarjet e rëndësishme që kanë lidhje me ate godinë, qoftë edhe kjo ngjarje “e vogël” heroike e patriotike me përfundim tragjik, duhej ti bënte qeveritarët e sotëm, të mendoheshin para se ta prishin teatrin

  7. Pamvseisisht nga politika
    Ms Aurali ka te drejhteKjo AD der e made kulturore,shkecore historic me emra kombetafe.
    Kin god in nuke qenka vetem tender e arrrititb komberare(seppse pas ka path

    a.emrinzotiti te shqiptarve arborist Skandarbeg” te kordhetarit,kapitanit,princit. Mbretit,b.burr sheeting,diplomatite,gjeniut ,strategut ushtarak.”atletit Kristie”,” heroin e fundi te. Shoetimin krishterimit” te Gjrgj Kastriotit skenderbeut
    b.te krsahines shqiptar te Kosoves”legjendare
    Te Kosoves DARDANE mbretri qysh ne shekullin IV BC PARA KT
    KRISHTITE:..etj
    Jam emigrant Si spectators mam shinier disssa komcerre ‘kete tearfsule,me deem Si ne parkse.
    E Vogel por e hijshme,bente shume. Pun.
    “.Ata”qe thote te parishet jane oligark ose tarafite ,sevil. ishe,prona. Qe Kane interesa per ramen e velajn e co.
    Theatre Kombetare” nuke duet proshur pa pyeture popullin.
    Me gjthse populism e perpunon bashkija
    Por fjhet Pak krenari kombetare..
    Me refesi ka theatre kombetre se po shtojm xbami bile pervasive European
    Emigrante fr.
    USA.

  8. Lexoni komentet e gjysem analfabeteve dhe goje prishur! Vetem se si shkruani shqip, o komentues te saliut, kuptohet kush jeni! Injorante gjysem analfabete! Keta i kane ngelur saliut ,Plasarit dhe Bushatit! Nuk ka nje njeri me mend te thote- ndal me keto idiotizma! Krime i quani ju keto te Rames sepse kerkon nje teater te ri dhe osmanllinjte te Vici-dolit nuk duan!Shqiperine e kane kapur per fyti disa injorante qe nuk dine as te shkruajne! Krime ka bere Doktor brrish ! Nga me te medhajat! Serb,grek dhe ka vrare femije te pafajshem! Por shume shpejt Doktor brrish do te hyje ne vendin qe i takon krimineleve!

    1. Plaseri servili,ne te vertet jeni nje Kupuk me logjik derri,dhe etnia e juaj eshte ne pytje,se keni origjine azerbeigjane,turke,me origjine mongole,qekez me origjin georgiane,pikrisht nga triblisi,dhe gjyshrit e juaj para 110 viteve,ushtar brutal ne perandorin osmane.
      analfabet e salihut qe nuj fijn shkrim,a jane zoti i medicines isnfektive,ku profesoret fraçois bricer nga parisi dhe gjernani i munchen,nuk guzojn te hyjne ne detaje specifike me mua per medicine.
      2.njofe disa gjuhe te huja.dhe kame bere disa gabime ne shkrim nga tel i dores,dhe ekranit qe shkelqen,e butot e vogla per shrime.
      pastaj,analfabetet e salihut,a salihun kurre ne jeten time se kame par,perpos ne tv,se i ri kame emigruar ne gjeneve zvicer,dhe sjam pas rastin te rri e bisedoj me te,por e admiroj dhe perkrah ne shume pika politike,por ne tjera jo se ka gabime nganjeher,si futja e shqiperis ne konferenca islamike,lejimi i shkollave asimiluse te erdoganit e gylenit ne shqiperi.por salihu nuk urren shqiperin si edi rama e ps,shumica me etni jo shqiptar.
      Juve nuk ju ka penguar aq shume gabinet ne shkrim,por domethenja e komentit,dhe jame i vetmi shqiptar qe i njofe sekretet e etnive ne shqiperi e kosove,ku profesor frasher demaj dhe eksperti i historis jhja drançolli te kosoves,ma kane pranuar se gjurmoj sekretet dhe etnut e huja te mbetura te ne.
      aziatiket,turqit,greket,vllehet,torbeshet me irigjin bullgare,por te islamizuar nga ottomanet.magjupet,maqedonet,goranet musluman dhe ish shqiptaret te shortuar ne turq,nuk na dojn ne shqiptarve dhe nuk mendojn kurre mire per shqiperin e kosoven,se shqiptaret e maqedonis,veqse kane kapitulkuar dhe ber turq e arabe,madje jo pak kane ndryshuar emrat,me abu al alia,pershebull.
      Ju ore diler droge i paguar nga ps,mbyllni gojen,se do vjen dita per ne shqiptaret……..

      1. Koment shumë i bukur, por nuk ia vlen ti kthesh përgjigje një rilindasi idiot gjysëm i arsimuar me kurse 3 mujore maksimumi.

  9. Te komplimentoj Plasari, flm.

    Kazma eshte ngritur,
    poooor
    S’kina pa gjo akoma
    kujt ka p’ti ra kaptines….

  10. Flm Plasari,
    Thu dhimbshem:
    -Mjafton një heqje nervi e, t’ia shkulësh një shoqërie kujtesën historike që ta kthesh atë në Gomor qe ha bar.

    “Mjerë ai popull që e ka humbur kujtesën historike!”

    Mjere Edvini psikopat I drogum ne graden degjenerative
    ne fund te fundit!

  11. Si do te rregullohet trafiku i makinave pasi te ndertohen edhe 8 kulla ne qender te Tiranes qe do te sjellin edhe 1000 makina?. Sot eshte e pamundur pa humbur me shume se nje ore te levizesh me makine apo te dalesh dhe te hysh ne qender te Tiranes ne momente te caktuara.

  12. Cfare mjerimi! Nje qe jeton ne Zvicer dhe qe flet 9 gjuhe te huaja dhe qe kurre nuk e ka njohur sal brrish, flet me te njejten gjuhe! Je shqiptar dhe nuk di gjuhen tende! Beje komentin ne gjuhen qe di te shkruash! Por qe te besh gabime ortografike tregon injorance ne nje menyre apo tjeter! Te mos kesh njohur Dr. brrish nuk do te thote asgje! Ne nuk kemi njohur Pitagoren por e perdorim Teorine e tij! Nuk e njef Brrishn por e di sa njerez ka vrare doktori edhe femije!Te gjithe shqiptaret sot flasin shume gjuhe por shume prej tyre nuk flasin asnje sakte! Pa folur per disa nga krahina e Vici- dolit! Shkruani shqip me dialektin tuaj por jo me gabime te tilla trashanike qe tregojne se sa injorante jeni! Sot te mbrosh Edin apo kriminelin Brrish eshte turp!

    1. askund nuk kame thene se njofe 9 gjuhe.pik.
      2.njofe disa gjuhe nga pak e shume,a frenge shume mire,espagnol hamblo mui bien,italian nga pak deri dikun dhe ghernanisht,ain venik doiche.serbisht koqa mire,dhe gjuhen amtare Shqipe.
      une hame nga kosova dhe skame asnje interes personal ne partit politike ne shqiperi e kosove,por interes madhor ne mbrojtje te atedheut shqiptar,nga klikat jo shqiptare ne shqiperi dhe kosove.
      kurre ne jeten time se kame marr e fituar nje euro apo lek ne kosoce e shqiperi,por te gjitha ne zvicer.pra nuk e dua atdheun per fitim parash,por nga ndjenjat e mia qe e dua me mish e shpirte.

  13. “Ai” kushdo qofsh, qënke një kërriç gojë ndyrë më keq se Rama apo derkuci Taulant Balla.
    Meqe kërkon të bësh komente vetëm të komanduar nga koka e vogël, se ate normalen që kanë mbi supe njerëzit, e paske fare bosh, shko e masturbohu në ndonjë hale e mos e ndyj internetin me idiotësinë tënde.

  14. Aurel Plasari,ke rrjedhur pak.Vertet te dy ndertesat “binjake”,njera Gazerme, u ndertuan per te kompletuar stemen e imperatorise italjane te duce-emanuelit.Nqs e ke pare nga lart.Teater e beri partia komuniste.
    Hapur “Qellimi i italise fashiste ishte te kolonizonte Shqiperine,dhe ta popullonte me popullsi italiane”,sic edhe ti ke parapelqyer disa here.
    Une ,nuk merrem me politike si ty,qe perkrah vrasesit e 4 demokrateve te Shkodres,4000 ne 97,4 ne2001, Gerdecin,zhdukjen e demokrateve, etj. Keta mbase per ty jane me te mire se Edi.
    Nuk paragjykoj,POR E VERTETA ESHTE PER KOSKEN DHE JO PER TEATRIN.NQS LUL DO TE ISHTE NE PUSHTET NUK DO TE ORGANIZONTE DEZHURNE SI NE KOHEN E enverit,por do te ndertonte ME GARDEN.Nuk e di c’fare do te shkruanje ti tifozi i italise atehere?Teatri duhet i ri bashkekohor dhe me muze te mirefillte.

  15. Unë e kam ndjekur këtë blog për ca kohë tani dhe sot u ndjeva sikur duhej të tregoja historinë time sepse edhe unë isha viktimë. Pasi isha me të për shtatë vjet, ai u nda me mua, unë bëra gjithçka të mundshme për ta rikthyer atë, por ishte gjithçka e kotë, e dëshiroja aq shumë për shkak të dashurisë që kam për të, e luta me të gjitha, Unë premtova, por ai nuk pranoi. Unë ia sqarova problemin nënës sime dhe ajo sugjeroj më tepër të kontaktoj një magji të quajtur Drigbinovia që do të më ndihmonte të hedh një magji për ta rikthyer atë, por kurrë nuk besoja në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër përveçse të provoja magji, dhe ai i tha mua të mos shqetësohem më se gjithçka do të ishte mirë që ish-imi të kthehej, ai hodhi një magji në emrin tim për çudi në ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish më thirri, u çudita aq shumë, unë iu përgjigja thirrjes dhe gjithçka që ai thoshte ishte keqardhje për çdo gjë që ndodhi, që ai donte të më kthehej, se më donte shumë. Unë isha aq e lumtur që punoi për mua, kështu që filluam të jetojmë përsëri për fat të mirë. Që nga ajo kohë kam premtuar se të gjithë ata që unë njoh kanë një problem marrëdhënieje, unë do të ndihmoj një person të tillë duke iu referuar të vetmit magjistar të vërtetë dhe të fuqishëm që më ka ndihmuar për problemin tim dhe është i ndryshëm nga të gjithë atë të rremë. Dokush ka nevojë për ndihmë këtu e-mailin e tij: [email protected] mund të telefononi whatsapp përmes numrit të tij celular +2348144480786…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *