• |
ide | kryesore

Kërcënohet polici në Krujë, gjen kallëpin e tritolit në derën e shtëpisë

Lajme, Të fundit



Një sasi eksplozivi është vendosur në shtëpinë e një punonjësi të Policisë në Bubq të Krujës, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Lënda plasësë është konstatuar më datë 1.07.2018 në banesën e shtetasit I. D. 52 vjeç

Sipas Policisë, nga hetimet rezulton se kjo sasi është vendosur gjatë natës të datës 29.06.2018 dhe tani po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkatërrimi i pronës me eksploziv” i mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 152, 22dhe 278/2 të Kodit Penal.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *