• |
ide | kryesore

Kujdes, nga sot nis ndalimi i qeseve plastike, kush i nxjerr në qarkullim do gjobitet

Lajme, Të fundit



Një korriku shënon fundin e përdorimit të qeseve plastike në kryeqytet. Me ligj, çdo subjekt që i prodhon dhe nxjerr ato në qarkullim, gjobitet me 1-1.5 milionë lekë. Por, kjo nuk do të thotë që shqiptarët do t’iu rikthehen trastave.

Vendimi i qeverisë parashikon përdorimin e qeseve të degradueshme dhe me trashësi më të vogël se 35 mikron. Me pak fjalë, ato që nuk ndotin. Në ditën e parë të implementimit, supermarketet dhe dyqanet e kryeqytetit vijojnë përdorimin e tyre.

Drejtoresha e Mjedisit, Klodi Marika, thotë se në këtë fazë nuk është synimi te penalizimet, se sa te ndërgjegjësimi.

“Nuk është se do të dalim si një task-forcë, që të marrim direkt masat apo të vendosim gjoba. Megjithatë, masat duhet të jenë shtrënguese për vetë faktin që natyra ka filluar të reagojë keq ndaj gjithë këtij mbiprodhimi të qeseve kundrejt mjedisit”.

Prodhuesit, importuesit dhe tregtarët duhet të ruajnë informacionin për qeset plastike për jo më pak se 36 muaj, me qëllim identifikimin e tyre, në të kundërt do të penalizohen.



4 Comments

  1. Bravo rilindja, tani ia hodhëm problemeve.
    Tiranasve që votuan lali fikun tu qihet nona dhe mirë tu bëhet.

  2. Po çfarë duhen qeset, me aq pare sa kanë shqiptarët mallrat që mund të blenë le ti fusin nëpër xhepa.

  3. Ka te drejte rilindrejtoresha – natyra ka filluar te reagoje keq. Mjafton te shohesh se c’njerez jane ne qarlullim per te kuptuar e per t’u bindur qe natyra reagon keq nga te pashkaterrueshmit

  4. Kreqyteti eshte , Republike ne vete dhe sa me siper miratohen Ligje te vecanta vetem, per kryeqytetin sepse aty jetojne pjesa me elitare e zgjedhur me mjaft perkujdesje nga pushtetaret , ndersa ne pjesen tjeter te vendit qe nuk eshte kryqytet pritet te miratohet nje Ligj tjeter , deri atehere qytetaret jo kryeqytetas mund te vazhdojne te ndoten ……( kurdohere jemi drejtuar nga debile dhe deficente te zgjedhur me kujdes nga kryeinjorante dhe antikombetare )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *