• |
ide | kryesore

Marrëveshja me Greqinë/ “Shtetësia maqedonase” zëvendësohet me qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore

Lajme, Të fundit



Shtetësia maqedonase do të jetë Qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore. Kështu do të shkruhet shtetësia në dokumentet personale në pajtim me Marrëveshjen me Greqinë, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Fadil Zandeli nga “Besa”.

Zaev theksoi se kështu do të qëndrojë shtetësia, nëse gjithsesi ndryshohet Kushtetuta, respektivisht nëse këtë e lejojnë qytetarët në referendum.

“Kjo është bërë sepse Maqedonia është vend multietnik në të cilin, përveç popullatës dominuese maqedonase janë edhe popullata shqiptare, turke, serbe, vllahe, boshnjake, rome …. dhe komunitete të tjera më të vogla”, theksoi Zaev.

Një periudhë të gjatë, përmendi, në pjesën e shtetësisë në dokumentet personale si pasaporta, qëndronte vetëm Republika e Maqedonisë, ndërsa në disa prej viteve të fundit qëndron “shtetësia maqedonase”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *