• |
ide | kryesore

Përplasja për refugjatët, Merkel arrin marrëveshjen me ministrin e Brendshëm

Planet



Pas përplasjeve në lidhje me çështjen e refugjatëve, Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer kanë arritur një marrëveshje mes tyre duke mbajtur qeverinë të bashkuar.

Ministri gjerman Horst Seehofer është tërhequr nga planet për të dhënë dorëheqjen në lidhje me mosmarrëveshjen mbi politikat migratore, duke konfirmuar marrëveshjen e arritur me kancelaren, Angela Merkel.

Horst Seehofer ka kërcënuar të japë dorëheqjen si ministër dhe si kreu i CSU-së mbrëmjen e së dielës, pasi akuzoi kancelaren Angela Merkel për dështimin e kërkesave të partisë së tij mbi kontrollin e kufirit gjatë samitit të fundit të BE-së.

Raportohet se Angela Merkel ka pranuar që të ngrihen kampe refugjatësh që do t’i kthejnë ata tek vendet ku kanë qenë më parë. Në këtë mënyrë, Merkel ka arritur kompromisin me Seehofer, duke marrë parasysh kërkesën e tij. Gjermania nuk do të presë refugjatë që kanë tentuar të marrin më parë azil në vende të tjera të BE-së. Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë ende zyrtarisht publike. Detajet e saj nuk janë të qarta momentalisht.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Gjithçka duhet të dini për krizën gjermane/ A është ky fundi i Merkel? 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *