• |
ide | kryesore

Projektligji për Teatrin e ri/ Enkelejd Alibeaj deputetëve të mazhorancës: Po burgu e keni frikë?

Lajme, Të fundit



Mes debateve është zhvilluar sot mbledhja e komisionit të ligjeve, ku u diskutua pr/ligji për Teatrin Kombëtar. Opozita akuzoi deputetët e mazhorancës se janë kukull në duart e Edi Ramës për të vjedhur 200 mln euro.

“Që ju, ju kanë marrë përdore dhe ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 mln euro edhe kjo është e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju, unë e di që sot jeni duke konsumuar një vepër penale me atë që do diskutoni. Tashmë është e qartë që ju jeni kukulla në dorë të Edi Ramës dhe vjedhjet që ata duhet të  gjejnë një alibi që po e voton, Ulsiu, Vasilika, Klotilda, Adnori dhe zotërinjtë e tjerë. Kjo është alibia që po kërkojnë ata. Po mirë o, frikë burgun e keni apo jo?! Kaq minimum inteligjence e keni apo jo? Për të kuptuar që ja çfarë po ndodh, është fundi i institucioneve, sigurisht edhe fundi i karrierës suaj, por mos i jepni fund inteligjencës suaj.” – Enkelejd Alibeaj.

 



2 Comments

  1. A e dini kush e beri Ruzhdien ne Fier? Ky llafazani “mendje mprehte” si Don Kishoti! Ky qe akuzon te tjeret se kane frike ose jo duhet te pyese veten ne e ka kllonuar saliu! Edhe Andi duhet te pyese veten edhe komentuesi ari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *