• |
ide | kryesore

Propozimi i Chelsea: Morata për Higuain

Sport



Aventura e Gonzalo Higuain te Juventus mund të përfundojë pas vetëm dy sezonesh, edhe pse të pasura me trofe. Pipita sipas ”La Gazzetta dello Sport” nuk është përfshirë në listën e të paprekshëmve, përkundrazi… Bardhezinjtë po vlerësojnë me shumë kujdes propozimin që ka mbërritur në rrugë jozyrtare në derën e tyre, nga Chelsea, që parashikon transferimin e Higuain në Londër në këmbim të rikthimit të Alvaro Moratas te Juventusi.

Veς të tjerash siς dihet spanjolli, është i martuar me një italiane dhe pikërisht në Torino ka jetuar periudhën më të mirë të karrierës së tij, ka nostalgji për Serie A, ndërsa Sarri tashmë në stofin e teknikut të ri të Chelsea duket se ka kërkuar Higuainin si dhuratën e parë. Përshtypja është se mund të konkretizohet duke kënaqur të gjitha palët, dhe tymi i bardhë duket ςështje kohe. Ajo që duhet të ndodhë, pas thyerjes së Chelsea me Conte, është emërimi i Sarrit.

Morata nga ana tjetër, thuhet se është në pritje të një telefonate për t’i thënë fjalën e tij Zonjës së Vjetër edhe sepse Milani, që ka më shumë se një vit që interesohet për sulmuesin spanjoll, për momentin ka të tjera probleme dhe gjithsesi në rast se do të të bëjë një blerje të madhe pritet që ai të jetë Immobile.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *