• |
ide | kryesore

Protothema: Shqipëria heq termin “Çamëri”, Greqia heq “Epiri i Veriut”

Lajme, Të fundit



Pala shqiptare dhe pala greke duket se janë pranë zgjidhjes së problemeve mes dy vendeve. Gazeta greke “Protothema” ka mësuar detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Sipas saj, bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet e hapura.

Marrëveshja pritet të bëhet publike në korrik, raporton “Protothema”, ku do të firmoset nga një takim i përbashkët mes kryeministrave Edi Rama dhe Alexi Tsipras.

Paketa e zgjidhjes së problemeve përmban heqjen e ligjit të luftës, heqjen e tarifave konsullore të dokumenteve qeveritare greke, hyrjen në fuqi të njohjes së patentave shqiptare, mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, ndarjen e zonave ekskluzive detare, heqjen e termave irredentiste nga tekstet shkollore shqiptare dhe varrezat për ushtarët grekë.

Shqipëria dhe Greqia do të firmosin gjithashtu një pakt të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit. E përditshmja “Protothema” i mëshon faktit për Epirin e Veriut.

“Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është titulli i këtij shkrimi. Sipas saj, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke.

Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale. Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.

“Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 milionë euro”, shkruan “Protothema”.

Gazeta greke sjell gjithashtu në vëmendje se këto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias; në nëntor 2017 në Kretë, në Janar 2018 në Korçë, në mars 2018 në Tiranë, në maj 2018 në Sounion dhe takimi më i fundit në ishullin Rodhos të premten e kaluar.



7 Comments

  1. Vetem breket u ka ngel pa ulur ketyre taneve . Per pushtet politikanet tane japin dhe bejene gjithçka . Sa e turpshme .

  2. Epiri i veriut sic pretendojne Greket nuk ka egsistuar o injorant-Ditzi Bukshkali-kurse Cameria ka egsistuar dhe do egsistoje ne jete te jeteve .Dhe me te drejte nje komentues me pseudonimin-helena-shkuan se neqofte se kjo del e vertete do jete tradhetia me e madhe –Iliro-Shqiptare.

  3. greket kan sot drejtimine shqiperis me janatullos ruqi edvin qelbesir rama,ket dhurat ma e sollen kristaq rama e ramiz alia ne vitin 1991.kurse greket perzun shqiptaret.si idrizi mos past shqiptare se esht bythqir e tradhetare.

  4. Cameria nuk eshte vetem nje term, qe po nuk u permend me termi,, nuk egziston me Cameria. Camerise vetem dite me te mria do ti vijne. Dhe nuk e zhduk dot Kotzias e Greqia,as si term, as si realitet, por nqs ky lajm nuk eshte rrene, atehere eshte dicka shume serioze qe duhet te shqetesohemi. Cameria dhe as zona detare qe duan greket ta na marrin, nuk duhet te shkembehet me asnje lloj favori, as ne kembim te votes per BE, as me para, me asgje.

  5. TRADHETI E MADHE NGA RILINDASIT
    ASNJE RILINDASIT NUK DO PRANONTE TE SHITEJ CAMERIA
    KTA TE SOTMIT DUHEN VARUR NE LITAR ESHTE TRADHETIA ME E MADHE QE DUKUSH I KA BERE KOMBIT
    PER ASNJE ARSYE FAKTET HISTORIKE NUK DUHEN FSHEHUR NUK KA MIQESI NESE TJETRI TE FSHIN MEMORIEN VETEM SE ED RAMA MILIARDER DO TA HAJA NGA PAS
    LE TA HAJE PER HESAP TE TIJIN CAMERIA NUK SHITET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *