• |
ide | kryesore

Shkatërrohet banda e trafikimit të emigrantëve dhe armëve në Itali, kishte lidhje me UÇK-në

Lajme, Të fundit



Një grup kriminal është shkatërruar nga policia italiane që merrej me trafik emigrantësh dhe trafik armësh.

 

17 persona janë vënë në pranga në Palermo dhe sipas mediave italiane, organizata kriminale kishte lidhje me Cosa Nostrën dhe grupin paraushtarak shqiptar të UÇK, të lidhur me qarqet xhihdaiste.

 

Tgcom 24 shkruan se organizata synonte në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm, trafikimit të armëve luftarake, riciklim të diamanteve, arit dhe parave.

Personat e arrestuar kanë menaxhuar udhëtimin e emigrantëve në rrugën Ballkanike. Përmes Italisë dhjetëra persona, falë këtij grupi kriminal janë përpjekur që të shkojnë në Zvicër dhe në Europën Veriore.

Struktura kriminale, e cila përbëhej nga personat e arrestuar në Palermo ishte aktive edhe në krahinat e Sondrit, Como, Pordenone dhe Siena, si dhe në Zvicër, Gjermani, Maqedoni dhe Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *