• |
ide | kryesore

Shkatërrohet rrjeti kriminal i trafikimit të njerëzve dhe diamanteve, kush janë 7 shqiptarët e arrestuar

Lajme, Të fundit



Dy krupe kriminale janë shkatërruar nga policia italiane, pasi kryenin transportin e paligjshëm të emigrantëve nga Ballkani drejt Zvicrës, si edhe trafikonin diamant dhe ar. Organizata kriminale është zbuluar nga policia e Palermos, pas një hetimi të gjatë dhe kompleks që çoi në arrestimin e 17 personave, mes tyre 7 shtetas shqiptarë. Mediat italiane bëjnë me dije se 7 shqiptarët e arrestuar ishin pjesë e grupit të njohur si “UÇK-ja e Re” të lidhur fort me qarqet xhihadiste.

Në krye të këtij grupi ishin Fatmir Ljatifi, banor i provincës Bolognetta e Palermo, si dhe Driton Rexhepi, i cili jeton në provincën e Sondrio. Fatmir Ljatifi, maqedonas, kishte nën patronazh një bar pranë rrugës së Unazës së Palermos, dhe menaxhonte të gjithë biznesin e organizatës. Sipas hetimeve, organizata ishte e ndarë në dy grupe që vepronin në Itali, por edhe jashtë vendit veçanërisht në Zvicër dhe Kosovë.

Sipas autoriteteve, organizata kishte edhe lidhje drejtpërdrejt me Cosa Nostra-n, duke i shitur armë si edhe me grupin ushtarak “UÇK-ja e Re”. Nga marrëdhëniet me subjekte afër Cosa Nostras, kanë filluar dhe hetimet në tetor të 2016-ës.  Fillimisht është raportuar se grupi blinte dhe shiste armë. Në Palermo, organizata kishte krijuar një shoqëri që kërkonte punëtorë nga Maqedonia dhe Kosova.

Një kompani fantazmë që përdorej për të marrë leje qëndrimi të përhershme për emigrantët, të cilët paguanin 7 mijë euro tek kjo organizatë kriminale. Për prokurorët, Geri Ferrara dhe Carlo Marzella të dyja organizatat janë të sinkronizuara me njëra-tjetrën dhe veprojnë në fusha të ndryshme. Njëri nga grupet kalonte qytetarë nga Kosova drejt Zvricrës, ndërsa grupi tjetër, shumë herë më i strukturuar raportojnë mediat italiane, merrej me trafik armësh, riciklim diamantesh dhe pastrim parash.

Personat e arrestuarit janë: Fatmir Ljatifi, Driton Rexhepi, Arben Rexhepi, Xhemshit Vershevci, Franco Mapelli, Titian Moreno Mapelli, Ibrahim Latifi, Jlenia Fele Arena, Giuseppe Giangrossio, Djemilj Xhaferi, Denis Nikci, Urran Ameti, Francesco Tinnirello, Salvatore Morello, Gabriel Torres, Dario Vitellaro, Luan Dobjani.



4 Comments

    1. Pse nuk jane shqiptare ato qe banojne ne Kosove? Apo meqe keto qenkan mare me pislleqe nuk duhet te themi qe jane shqiptare…

    2. Ti I paemer,ne vend qe ti thuash gazetarit -mos i thuj Fatmir Latifi- maqedonas, por thuaji shqiptari i Maqedonise , ty te shqeteson dicka tjeter. Te gjithe jemi njesoj , shqiptare,por nqs ti don ti ndash, atehere ka edhe nje arsye tjeter pse gazetari tha Shqiptaret dhe jo Kosovaret ,sic zakonisht disa media thone per shqiptaret e kosoves. Nuk tha sepse te ky grup bejne pjese jo veq shqiptare te Kosoves, por edhe shqiptare te Maqedonise dhe te Shqiperise…Po prape se prape jemi te gjithe shqiptar o budalle

  1. nji mut jan si lopet derrat,krymbat,kazanet e rames me ata te thaqit e ramushit,ruqit e balles .kriminel me vllezer si rama e xafa jan dauti i ramushit,ganiuni thaqit,olsi i rames etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *