• |
ide | kryesore

Teatri Kombëtar, vijon protesta kundër projektit të qeverisë për shembjen e tij (FOTO)

Lajme, Të fundit



Protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme. Artistë, aktivistë dhe qytetarë të zakonshëm u mblodhën në shesh, për të nënshkruar peticionin, si dhe për të denoncuar lëvizjet e qeverisë. Të pranishëm në protestë ishin edhe përfaqësues të opozitës, ndërkohë që munguan pjesa e aktorëve që tashmë ka gjetur dakordësi me kryebashkiakun Erion Veliaj. Ditë pas dite duket se protesta po venitet, ndonëse është premtuar që aksioni për të kundërshtuar shembjen e godinës do të vijojë. Opozita dhe një pjesë e aktorëve e cilësojnë projekt korruptiv dhe mafioz grabitjen e tokës së teatrit përmes skemës së partneritetit publik-privat.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *