• |
ide | kryesore

U hap lajmi për vdekjen e Maradonës, ai dhuron 8500€ për këdo që gjen gazetarin

Paparazzi, Slider



Pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, Diego Maradona është më gjallë se kurrë dhe këtë e ka thënë vetë ai.

“Unë jetoj më i gjallë se kurrë, pavarësisht se çfarë shkruhet nga ato video të marra gjatë Kupës së Botës, ku doja shumë të fitonte Argjentina.”Ai në të kaluarën ka qenë konsumues i drogës dhe ka marrë gjithmonë faqen e parë të gazetave jo vetëm për talentin në futboll. Këtë gjë po e bën edhe sot duke qëndruar thjesht në tribunë.Mëgjithatë, dikush në internet e ka bërë atë të vdekur pas asaj që i ndodhi pas fitores së Argjentinës në ndjeshje me Nigerinë. Ai u filmua duke u shoqëruar nga krahët në dhomat e pushimit në stadium dhe në gjëndje të fikti. Maradona ka vendosur që të paguajë një shumë prej $10,000 (8500 €) për ata që gjejnë personin që ka shkruar se Maradona ka humbur jetën.

Natyrisht që nuk ka hakmarrje ndaj tij, por thjesht ai dëshiron që gazetari të dëgjojë dy fjalë dhe ndoshta ta çojë atë edhe në gjykatë. Në lajmin e përhapur ekzistonte një video në gjuhën spanjolle ku flitej se Maradona ka pësuar një atak në zemër dhe ka humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *