• |
ide | kryesore

Video/ “Adios Mexico”, Brazili bëhet pretendenti numër 1

Rusi 2018, Sport, Video



Nuk duhej të binte në kurthin e të mëdhave që përshëndesin Botërorin dhe ashtu ndodhi. Brazili tregohet shumë i fortë për Meksikën, duke e likuiduar 2-0 në 1/8 e finaleve. Një fitore pa sforco, ku 5 herë kampionët e Botës treguan maturi dhe kualitet në një ndeshje të vetme. Tite mund të jetë i kënaqur, atë që nuk diti të bëjë Gjermania, e shfaqi skuadra e tij që konfirmohet tashmë si pretendenti numër 1 për Kupën e Botës.
Meksika e surprizave nuk mundi të ishte e tillë në Samara, në fund të fundit përballë një skuadre të cilës në Botëror nuk i kishte shënuar kurrë, detyra ishte një mision i pamundur.
Treshja sulmuese e Osorio Lozano, Hernandez e Vela, ishte një zgjedhje e guximshme, ndoshta edhe sepse nuk dëshiroi ti lejojë inisiativën Brazilit, por jo e këshillueshme kur luan kundër futbollit Samba.
Selecao bindi edhe pa Marcelon e Danilon, që Tite nuk donte ti rrezikonte. Ky quhet potencial dhe besueshmëri në të gjithë lojtarët që Brazili ka në organikë e në këtë pikë Douglas Costa mund të qendrojë i qetë në rikuperim: verdhejëshilët shkojnë përpara në cerekfinale.
Në 20 minutat e para Brazili priti, studioi dhe u orientua, duke dhënë idenë e një impakti më të mirë të Sombreros. Por mjafton të shohësh cfarë bënë më pas Neymar, Coutinho, Jesus e Ëillian për të kuptuar se në Rusi ka një skuadër që ka ardhur për dicka…jo dosido. Kupën e Botës…


https://clips.clippit.tv/elqwey/720.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *