• |
ide | kryesore

Anglia 52 vjet pa Kupë, ndaj Kolumbisë mund të jetë hera e duhur

Rusi 2018, Sport



Vendi ku u shpik futbolli është Anglia, por rezultatet e mjeshtrave të lojës nuk janë fare aty ku duhet logjikisht të ishin. Kanë kaluar 52 vjet që kur britanikët triumfuan për herë të parë dhe të vetme në një kampionat Botëror, por ndoshta në Rusi mund të jetë viti i duhur. Anglia është në aty me ëndërrën për të fituar titullin e parë Botëror që nga 1966, por llogaritë e Anglisë për të zgjedhur krahun më të lehtë të skemës në Kupën e Botës mund të mos rezultojnë aq të sakta përballë Kolumbisë në Spartak Stadium.

Harry Kane vs Radamel Falcao…

Nëse ka një emër që mund të udhëheqë Anglinë drejt lavdisë është sigurisht Harry Kane, që ka mbi vete sytë e të gjithëve. Tre Luanët e kanë fiksuar rekordin e tyre të parë kundër Panamasë, por 5 golat në dy ndeshje të sulmuesit të Tottenham i kanë falur besimin atyre dhe tifozëve se mund të fitojnë gjithcka. Mesfusha solide dhe energjike, me Delle Ali e Henderson e inkursionet e Kyle Walker janë ingredientët e preferuar për goleadorin e Tottenham, njeriu që Pekerman duhet ti japë trajtim të vecantë, nëse do të dalë pa dëme. kujdes duhet të kenë edhe të besuarit e Gareth Southgate. Cafeteros kanë marrë vete atë që i mungoi aq shumë 4 vjet më parë. Radamel Falcao mund të jetë arma plus e Pekerman, me sulmuesin jo më në pikun e tij, por në maksimumin e eksperiencës. Goli i shënuar kundër Polonisë është paralajmërimi më i mirë për anglezët që nuk është se janë të pakapshëm prapa, ashtu si edhe fakti që kolumbianët kanë shkuar në gol në të gjitha ndeshjet, ndaj Tre Luanët për të fituar duhet të shënojnë më shumë se një.

Pankina shqetësimi i vetëm i Southgate…

Me një skuadër të plotë Anglia duket potencialisht e aftë të përballojë këdo kundërshtar, por shqetësimet për teknikun Southgate duhet të vijnë nga pankina, ku zëvendësuesit nuk është se bindën kundër  Belgjikës. Jo vetëm për humbjen, por edhe për mënyrën se si Rashford e të tjetrët dështuan të bënin impaktin e duhur përballë pritshmërive të teknikut. Britanikët morën rezultate impresionuese në grupe, deri kur vendosën që ti lejonin Belgjikës vendin e parë. Mund të jetë edhe cështje strategjie, por kundër amerikanolatinëve formacioni i Southgate do të ketë testin e parë të vërtetë.

Kolumbia nuk i ka mundur asnjëherë anglezët…

Anglia është e pamundur përballë Kolumbisë në 5 precedentët, me 3 fitore e dy barazime, por nuk ndeshen me Cafeteros në një Kupë Bote prej 20 vjetësh. Të dhënat jo gjithnjë tregojnë drejt, e në këtë rast duhet patur në konsideratë fakti se Pekerman ka organizuar një skuadër agresive në mesfushë, e organizuar prapa e që lejon ekzaltimin e një reparti ofensiv të rëndësishëm. Luhatjet e fazës së grupeve, me humbjen surprizë përballë Japonisë, tekniku i Kolumbisë duket se i ka fshirë me rikuperimin e James Rodriguez dhe një fromë brilante të Cuadrados. amerikanolatinët kalojnë grupin për herë të tretë në histori, por kërkojnë cerekfinalet për të dytin Botëror rradhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *