• |
ide | kryesore

Arta Marku drejt kalimit të vetingut, pasuria modeste e kryeprokurores

Lajme, Të fundit



Sipas Suela Zhegut, relatores së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,Arta Marku nuk ka probleme me pasurinë. Zhegu tha se nga hetimi administrativ për pasurinë e Markut, rezultoi se ajo përbëhet nga një apartament 103 metra katrorë me vlerë 5 milion lekë në Shkodër. Marku ka 50% të apartamentit të blerë me kredi dhe i kanë mbetur ende 2 milion lekë për të shlyer.

“Ne lidhje me figuren DSIK ka kryer kontroll dhe ka derguar nje raport i cili e gjen zonjen Marku te pershtatshme per detyren. Vleresimi profesional i kryer nga prokuroria e pergjithshme per Markun ka qene “shume mire nga 2003 deri ne 2016”, tha relatorja Zhegu.

E vetmja “parregullsi”, nëse mund të quhet e tillë në punën e Arta Markut është kërkesa për burg për një person në Shkodër, i cili ishte arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë është vlerësuar si ekstreme nga relatorja.

“Nga konventat europiane që i kemi ratifikuar. Subjekti i rivleresimit nuk ka bërë një shtjellim të qartë se përse i pandehuri duhet të qëndronte në burg për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Kjo masë arresti me burg vlerësohet si ekstreme nga KPK gjithashtu”, tha Zhegu.



3 Comments

  1. komisioni imvetingut ben mire qe te gjithe prokurore e gjygjtare ti kaloje ne site se si ket mostra e kan vene pasurine dhe vendimet qe kane marre duke kontrolluar dosien e procesit gjygje sor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *