• |
ide | kryesore

Arta Marku në veting, PD jep 5 arsyet që nuk e kalon provën

Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kamikazja e Edi Ramës” e quajtën nga selia e PD-së Arta Markun, që kishte sot seancën e parë të vetingut. Enkelejd Alibeaj rreshtoi 5 arsyet, që sipas opozitës Marku nuk e kalon provën e vetingut. Më poshtë arsyet që renditi Alibeaj dhe që rrëzojnë Arta Markun në veting:

 

1) Është fakt i njohur botërisht që Arta Marku në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime e komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar e shkarkuar drejtues prokurorie, edhe pse neni 160, pika 2 e ligjit për statusin e magjistratit, ia ndalojnë shprehimisht këtë. Vetë ajo ishte betuar përpara Komisionit të Ligjeve, ditën kur paraqiti kandidaturën, se nuk do të bëntë shkarkime dhe emërime, sepse ato ishin në kundërshtim me ligjin.

Shkelja e hapur e ligjit tregon jo vetëm mungesë respekti ndaj ligjit, por qartësisht mungesë të theksuar të integritetit moral e professional, kushte këto të domosdoshme për të kaluar me sukses vettingun.

2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke shndërruar organin e prokurorisë nën varësinë e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Sot hetimet kanë për zot jo prokurorin, por Ministrin e Brendshëm. Edhe këtë paligjshmëri organet e vettingut kishin për detyrë ta verifikonin, por qartësisht mbyllën sytë për të mbrojtur emërimin politik të Edi Ramës në krye të Prokurorisë.

3) Përfaqësuesit e ONM gjatë seancës së sotme ngritën edhe shqetësimin se Arta Marku gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji. Kjo tregon injorim të ligjit, por as këtë organet e vettingut nuk kanë ndërmend ta shohin.

4) Mungesa e respektit ndaj ligjit tregohet edhe në rastin kur, edhe pse me detyrë prokurore, Arta Marku bën ndërtime pa leje, në shkelje të ligjeve në fuqi, për të cilat një qytetar i thjeshtë dënohet me burg. Një prokuror tjetër u shkarkua nga detyra për këtë motiv, ndërsa Arta Markun ky standard nuk zbatohet.

5) Ne kemi publikuar dokumenta tronditës, sesi Arta Marku, në cilësinë e Prokurorit në Shkodër, harroi në burg një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr në këtë mënyrë lirinë, në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë.

Por sipas Partisë Demokratike, duket se Marku do ta kalojë provën e vetingut, sepse tha Alibeaj “sa më shumë t’i shërbesh Edi Ramës, aq më shumë rriten shanset për të kaluar me sukses vettingun”



2 Comments

  1. O pse duhet te dali ky qe eshte perfaqesues i PD dhe te derdellisi dite e nate per nje proces i cili eshte totalisht administrativ dhe jo politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *