• |
ide | kryesore

E habitshme, shikoni sa pastër e lanë dhomën e zhveshjes lojtarët japonezë

Rusi 2018



Japonezët patën një humbje tragjike kundër belgëve natën e kaluar. Nga avantazhi 2-0, dolën nga fusha e lojës të eleminuar nga goli i tretë, në minutat e fundit të ndeshjes. Por pavarësisht tronditjes, lojtarët japonezë e kanë lënë dhomën e zhveshjes të pastër dhe të rregulluar deri në detaje. Madje në tryezë kanë vendosur edhe një letër ku shkruhej “Faleminderit” në rusisht.

Edhe tifozët japonezë, gjithmonë pas përfundimit të ndeshjes, pastronin mbeturinat në shkallët e stadiumit. Kudo që shkonin linin pas një vend të pastër, ashtu siç e kishin gjetur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *