• |
ide | kryesore

FOTO/ Një grua në vend të Lu, zbulohet emri i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë

Lajme, Të fundit



Zbulohet emri i ambasadorit të ri amerikan në Tiranë që vjen pas largimit të Donald Lu. Është një grua e zgjedhura e presidentit amerikan Donald Trump. Bëhet fjalë për Kathleen Ann Kavalec nga Kalifornia e cila është emëruar Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Kavalec shërben aktualisht në si Departamentin Amerikan të Shtetit si Zv.Ndihmës Sekretare në Byronë për Çështjet Eurpiane dhe të Euroazisë, detyrë që e mban prej vitit 2015. Më herët (2010-2013) ka shërbyer si drejtore e zyrës për Çështjet e Rusisë, Shefe e Misionit Amerikan në UNESCO  në Paris, etj. Në periudhën 2009-2010, Kavalec ishte Zëvendës Koordinatore për Asistencën e SHBA për Evropën, Eurazinë dhe Azinë Qendrore.

Detyrat jashtë vendit kanë përfshirë edhe ture në Ukrainë, Rusi, Rumani dhe Brazil. Kavalec është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë. Ajo flet frëngjisht, rumanisht, ukraninisht, rusisht, spanjisht dhe portugalisht në mënyrë të rrjedhshme.

Mandati i Donald Lu në Tiranë u karakterizua nga deklarata të forta për situatën politike deri edhe në përplasje me palë të caktuara. Ai u përfshi gjerësisht në negociatat për reformën në drejtësi ndërsa guxoi të përmendë emra politikanësh dhe personash të lidhur me krimin. Mbetet për tu parë nëse të vazhdojë dhe Kavalec në të njëjtën linjë.  ©LAPSI.al

Image

Image result for Kathleen Ann Kavalec



5 Comments

  1. Stalino bon vaki qe ene ambasadorja e re do vazhdoje te percjelle korrektesisht politiken e USA si gjithe paraardhesit e saj cere ke me thon tina mer, mer, mer sum tekelek qe je tu na ca zalloten perdite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *