• |
ide | kryesore

Konfirmohet Low, Gjermania kapërdin turpërimin në Rusi

Sport



Asnjë revolucion tek Gjermania pas dështimit në Botëror dhe eleminimit në fazën e grupeve për herë të parë në histori. Pas ditësh reflektimi Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të vazhdojë ciklin me Joachim Löw në pankinë. Trajneri, fitues i Botërorit 2014, përpara se të fluturonte drejt Rusisë kishte rinovuar kontratën deri në 2022. Tani mund të vazhdojë qetësisht punën në krye të Manchaft, me qëllimin e vetëm që të fshijë njollën e turpit të pësuar në Rusi 2018, në Europianin e ardhshëm e për të shkuar me projektin e tij të ri deri në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *