• |
ide | kryesore

Lubonja: Shembja e Teatrit të ndalohet me protestë si e kuksianëve

Lajme, Të fundit



Fatos Lubonja u shpreh se nëse kalon projektligji për Teatrin në Kuvend atëherë është një çështje alarmi dhe shembja e godinës ndalohet duke përdorur formën e protestës si ajo për taksen në Rrugën e Kombit.

“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”- tha Lubonja në rubrikën “Opinion” në News 24.



2 Comments

  1. Ketu flitet per vlere, historine, dhe emerin qe ka si teater, por taktika e ngritjes se teatrite ri , duke i vjedhur teritorin me ligj, e duke ndertuar nje teater pa konkurs, le per te deshiruar e qe ky pushtet nepermjet ketij veprimi , po tregon vazhdimesine e betonizimit te TIRANES nga RAMA, qe nuk merr parasyshe asgje para lekut, ketu ka shume te drejte z LUBONJA. sepse aty do investohen parate e droges, do vidhet toka publike, do shkaterrohet historia e ngritjes se teatrit ne ate skene, e keta te pa ngopur vete vulosin, e vete vendosin. A ka me keq se ne nje shtet demokratik i thencin, qe nje i cmendur te vendose sipas deshires se tije, i perkrahur nga banditet e tije deputete e shpura servile intelektuale qe i mba iso. Anda, mendimi i zoterise eshte mese i drejte, e te jete me me kerkesa demonstata, ne vazhdim deri sa edhe te shporretqelbesira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *