• |
ide | kryesore

Nis seanca e vetingut për prokurorin Kaloci, problem paratë e fituara në baste dhe skedina

Lajme, Të fundit



Seanca dëgjimore për Luan Kalocin ka filluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë dhe kandidat për KLP.

Pas hetimit të Komisionit të Kualifikimit, relatorja është shprehur se ai ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë. Luan Kaloci ka një apartament 145 m2 në njësinë bashkiake nr.10 me vlerë 52 mijë dollarë. Ai ka shitur një shtëpi me vlerë 4 milionë e 800 mijë lekë në vitin 1999 në Elbasan. Gjithashtu prokurori ka marrë 55 mijë euro kredi në bankë.

Sipas relatores, ka mospërputhje për sipërfaqen e apartamentit dhe për një dyqan të paregjistruar në hipotekë. Ai ka deklaruar një lotari sportive dhe dyqanin e blerë për 5.8 milionë lekë, por nuk ka deklaruar 5 mijë dollarë në 2007, 20 mijë euro të bashkëshortes dhe 50 mijë euro në 2009 për shitjen e makinës së vajzës.

Për të u vlerësuan dokumente si raporti i ILDKPI dhe informacione nga institucione të tjera.



4 Comments

  1. Ka fitu pata ne baste ….?! Ha ha ha ….. po qeka bixhozçi atehere ….. mjere ato qe paskan pas gjyqe me ket …. i paska zhvillu seancat sikur me hudh zarat ….

  2. Po ca llotarie mo aman. Djali i ketij prokurorit Eno Kaloci qe eshte jurist ne hipoteke eshte me kryehajduti i hipotekes se Tiranes… Ja ne kete menyre i ka bere parate djali i tij dhe jo me llotari…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *