• |
ide | kryesore

PD: Vettingu proces i korruptuar, Arta Marku kamikaze e Ramës

Lajme, Të fundit



Arta Marku do ta kalojë vettingun sepse i është bindur Edi Ramës. Kështu ka thënë sot Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili është shprehur ndër të tjera se procesi i vettingut është i korruptuar. 

 

“Deri tani, kemi konstatuar aplikimin e standardeve të dyfishta nga organet e vettingut, në varësi të preferencave politike mbi gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët edhe pse në kushte të njëjta, fatin e kanë patur të ndryshëm. E gjitha kjo ka vënë në dyshim serioz besueshmërinë ndaj procesit, i cili po provon se nuk udhëhiqet nga ligji dhe se është një proces i korruptuar politikisht. Një provë e fortë mbi këtë u dha sot, ku radha për vetting i erdhi kamikazes së Edi Ramës në prokurori”, tha Alibeaj. 

 

 

 

“Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por përsa kohë ky proces diktohet nga Edi Rama e Fatmir Xhafaj, që e përdorin procesin për të shantazhuar prokurorë e gjyqtarë dhe për të shpërblyer shërbëtorët e tyre në sistemin e drejtësisë, ne nuk kemi asnjë besim se Arta Marku do të marrë atë që meriton, sipas ligjit- shkarkimin nga detyra”, tha deputeti i PD-së. 



1 Comment

  1. Arta Marku rrjedh nga familje te perndjekur. Eshte ne genin e PD ta urrej e ta luftoj! Te perndjekurit politik duhet te rrine vetem ne rrjeshtat e fundit per dekor, po kerkuan fuksione e respekte duhet asgjesuar jane reaksionar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *