• |
ide | kryesore

Policia italiane shkatërron grupin kriminal shqiptaro-arab, trafikonin kokainë nga Holanda

Lajme, Të fundit



Policia Italiane ka vënë pas hekurave 22 persona, të cilët akuzohen se janë pjesë e një grupi trafikimi të drogës që vjen nga Holanda.

Në sajë të operacionit të ‘Sottobosco’, u bë e mundur shkatërrimi i bandës shqiptaro-arabe, që e kishte shtrirjen në disa zona të Italisë, përkatësisht në; Emilia Romagna, Toscana, Lombardia dhe Sicilia. “livesicilia.it” shkruan se grupi e merrte kokainën nga Holanda dhe më pas e shpërndante atë në tregun italian.

Karabinierët e komandës së Ferrara-s, së bashku me kolegë nga Bolonia, Modena, Parma, Brescia, Mantova, Firence, Pisa dhe Pistoia ekzekutuan urdhrin për arrestimin e 22 personave, të cilët ndodhet në paraburgim. Hetimet për operacionin në fjalë kishin nisur në vitin 2016, ndërsa provat vërtetuan edhe aktivitetin e paligjshëm të kësaj bande, që ishte e specializuar për tregtinë e kokainës të importuar nga Holanda.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *