• |
ide | kryesore

Prokurori i Apelit sot para Vetingut, deklaron 50 mijë USD të fituara nga bastet sportive

Lajme, Të fundit

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, do të përballet ditën e sotme në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që do të kryejë rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Prokurori i Apelit, Luan Kaloçi zotëronte pasuri me vlerë 10 milionë lekë në vitin 2003-kur deklaroi pasurinë e tij për herë të parë. Sipas deklaratës së vitit 2003, prokurori Kaloçi zotëronte një apartament banimi në Tiranë të blerë në vitin 2000 për 4.2 milionë lekë si dhe një dyqan me vlerë 5.8 milionë lekë që ka si burim të deklaruar bastet sportive.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Kaloçi është rritur me 2.4 herë me një vlerë totale prej 24.3 milionë lekësh. Pasuria e shtuar përbëhet nga një apartament i dytë me sipërfaqe 125 metra katrorë në Tiranë, i blerë me kredi për 55 mijë euro, një garazh me vlerë 12 mijë euro me burim kursimet familjare si dhe kursime në cash përgjatë viteve në vlerën e 4.5 milionë lekëve.

Të ardhurat familjare të Kaloçit për periudhën 2003-2017 kapin vlerën e 31.7 milionë lekëve dhe përbëhen në 85 për qind të tyre nga paga e tij dhe e bashkëshortes. Të ardhurat nga qiratë zënë gjithashtu një zë të rëndësishëm me 14.7 për qind të të ardhurave totale.

Po ashtu ai ka në pronësi një dyqani me sipërfaqe 86 metra katrorë në Tiranë, i blerë në vitin 2003 me burim të deklaruar fitimet në baste sportive. Të ardhurat e siguruara nga dhënia me qira e kësaj prone zënë më pas një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave.

 

3 Comments

  1. Po prandaj tallen me qytetaret duke mbyll ceshtje nga me te ndryshmet se i kane garantuar me shtepia, dyqane, para , qera etj etj …..

  2. Sa gjynof per kete fukarane e shkrete . Une them qe ashtu siç beme per Shaqirin dhe Xhaken te bejme edhe per kete fukarane , ta ndihmojme . Ju do thoni pse? Po edhe ky paska dhene per futbollin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu