• |
ide | kryesore

Pse Sebastian Kurz është politikani më i rëndësishëm i Europës

Planet, Të fundit



Nga William Cook, The Spectator

Austria drejton Presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian duke nisur nga kjo e dielë dhe normalisht përgjigjia e britanikëve të djathtë do të ishte një oshëtimë ‘Kujt i intereson?’ Edhe përpara se ne të votonim për t’u larguar, kjo periudhë rotacioni 6-mujor, përgjithësisht është trajtuar me indiferencë. Tani që po dalim, pse duhet të na interesojë se kush e mban karrigen e BE? Epo, ajo që bën diferencë kësaj here është se Kancelari austriak Sebastian Kurz po shndërrohet shumë shpejt në politikanin më influencial në Europë. Dhe për BE, ‘magjia e tij’ në karrigen e nxehtë zor se mund t’i vinte në kohë tjetër më kritike se e tanishmja.

Si Amerika e Trump-it dhe largimi i Britanisë e ka përçarë Europën. Në Europë ndarja e madhe është mes centristëve perëndimorë dhe populistëve lindorë dhe reagimet e tyre divergjente ndaj emigrimit masiv.

Vendet lindore si Polonia e Hungaria duan kufinj të brendshëm më të shtrënguar. Centristët si Macron dhe Merkel preferojnë zgjidhje mbarë-europiane. Qeveria e re e Italisë e ka anuar pushtetin nga ana e populistëve. Në këtë kornizë delikate, Kurz është dicka e rrallë.

Ai i kupton të dy këndvështrimet. Dhe ai mund të ketë ndikim mbi të dyja palët.

Prioritetet e Kurz për Presidencën e Austrisë janë siguria dhe stabiliteti. Por kjo nuk është ndonjë gjë e re- cili politikan me mendje të shëndoshë nuk do ta donte diçka të tillë? Gjithsesi kjo është më shumë se sa një frazë boshe e fortë edhe e qëndrueshme që thuhet sa për të kaluar radhën.

Për Kurz, siguri do të thotë që të sigurohen kufinjtë e jashtëm të BE kundër emigrimit të paligjshëm; stabilitet do të thotë përpjekje për ta promovuar anëtarësimin në BE të fqinjve të Austrisë në Ballkan. Këto objektiva divergjente tregojnë pse ai është një politikan aq i rëndësishëm.

Ai është i vendosur ta avullojë baticën e emigrimit, por ai nuk është eurofob. Ai do ta amortizojë BE-në e jo ta minojë atë.

Kriza e emigrantëve po shkakton përçarje politike në të gjithë botën dhe Gjermania ishte qeveria e fundit që e ndjeu tendosjen. Për Kristian Demokratët e Angela Merkel, samiti i BE javën e kaluar ishte një përpjekje për të riparuar përçarjen në rritje me simotrën e tyre bavareze, Bashkimin Kristian Social, në mbështetjen e të cilëve ata varen për të qëndruar në pushtet. Lideri i CSU, Horst Seehofer pati kërkuar që emigrantët që hyjnë në Gjermani e që më parë janë regjistruar si azilkërkues në vende të tjera duhet të kthehen pas në kufirin gjerman, një qëndrim që e bëri të dalë kundër zonjës Merkel.

Në samitin e javës së kaluar, Kurz ndihmoi që të gjendej një rrugëzgjidhje që u duk se i kënaqi të dy grupimet. Liderët e BE ranë dakord të krijojnë qendra të mbyllura pritjeje brenda BE për emigrantët e ardhur së fundmi dhe qendra të reja shqyrtimi për emigrantët që pritet të vijnë nga jashtë kufinjve të BE. Kryeministri i ri populist i Italisë, Giuseppe Conte, tha se ai ishte i kënaqur.

Kjo zgjidhje riparuese, bleu pak kohë për Merkel, por për të mbijetuar përtej verës ajo duhet të vazhdojë përpjekjet. Në tetor bavarezët shkojnë në zgjedhje edhe kryetari i CSU, Seehofer është nën presion intensiv nga partia e re e Gjermanisë që është kundër imigrimit, Alternativa për Gjermaninë. Atij i duhet të riafirmojë mbështetësit e tij kryesorë dhe t’ua shuajë frikërat për emigrimin ose të rrezikojë të marrë një goditje nga AfD.

“Ky samit nuk është ndonjë zbulim i madh, vetëm një hap drejt një politikë të re azili,” tha Christian Lindner, lideri i Demokratëve të Lirë Gjermanë. Por të paktën është një hap në drejtimin e duhur dhe një është një hap që Kurz e ka rekomanduar prej kohësh. “Ne ka kohë që i kemi kërkuar këto zona të mbrojtura, zona të sigurta, qendra zbarkimi, ose çfarëdo që t’i quash ato,” tha ai. “Kjo ide tani ka triumfuar”. Ka triumfuar sepse Kurz mund të ndërtojë ura ndërmjet centristëve dhe populistëve- mes Lindjes dhe Perëndimit.

Cfarë ia jep Kurz-it këtë aftësi për të bashkuar këto dy qëndrime të kundërta? Është pjesërisht një çështje historie dhe gjeografie. Në lindje, Austria ka kufinj tokësorë me populistët kokëfortë të Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke- të gjitha pjesë e Perandorisë Austriake, njëqind vjet më parë. Me Perëndimin ka një kufi të gjatë tokësor-dhe një valutë të përbashkët- me Gjermaninë (veçanërisht, Bavarinë), ka prejardhje të përbashkët kulturore dhe linguistike. Viena është qyteti i dytë më i madh në botë gjermanishtfolës, pas Berlinit.

Këto lidhje popullore janë të rëndësishme, por ka më shumë se aq. Ajo çfarë e bën Kurz aq interesant është se ai sfidon stereotipat konvencionalë. Nuk mund ta etiketosh atë as si centrist, as si populist. Në fakt, ai është pak nga të dyja. Gazetarët fokusohet në moshën e tij shumë të re (ministër i Jashtëm në moshën 27-vjeçare; dhe Kancelar në moshën 31-vjeçare), por në fakt ajo është gjëja e fundit që vlen për t’u përmendur tek ai. Ai e krijoi reputacionin e tij si ministër i Integrimit (një post i ri qeveritar) me politika që ishin edhe të forta, edhe të buta- ndalimet nga financimet e huaja për xhamitë austriake, kombinuar me leksione falas gjermanishteje për imamët austriakë.

Kur Kurz i fitoi zgjedhjet kombëtare vitin e kaluar, ai u përball me një të papritur. Sipas sistemit proporcional në Austri, qeveria është thuajse gjithmonë një koalicion. Kësaj here zgjidhja e pritshme do të kishte qenë një koalicion ndërmjet qendrës së djathtë të Kurz të Partisë së Popullit dhe Social Demokratëve që dolën të dytët. Në vend të kësaj Kurz formoi një koalicion kontraversial me partinë e djathtë austriake, Partia e Lirisë, që doli e treta. Ishte një lëvizje e guximshme dhe sfiduese dhe jo pa rreziqet e saj, por deri tani përgjegjësitë e qeverisë duket se e kanë sforcuar Partinë e Lirisë duke i lënë populistët mënjëanë. A mundet që një politikë e ngjashme të funksionojë për të tërë Europën? Europa nuk vuan as për populistë dhe as për centristë. Ajo për të cilën ka nevojë është për pragmatistë si Kurz, që mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Gjashtë muajt e presidencës së Austrisë janë pikërisht ajo çka ka nevojë BE. A do ta mbajë fjalën BE dhe të ngushtojë emigracionin? Kush e di, por tani për tani Kancelari austriak është shpresa më e mirë e Europës për t’i kthyer fjalët e bukura në veprime deçizive. Për mirë apo keq, dekadën e fundit politikat e BE janë udhëhequr nga Merkel. Mund të ndodhë që për dhjetë vitet e ardhshme do të udhëhiqen jo aq sa pritej nga Emmanuel Macron, por nga Sebastian Kurz./mapo.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *